Kur “peshku i madh” konkurron me “benevrekët e Ramës”.

Edhe një herë Edi Rama ia doli të shpërndajë vëmendjen e publikut nga një ҫështje me rëndësi siҫ ishte deklarata e ambasadorit amerikan tek një ҫështje fare banale siҫ është veshja e tij e ditës. Ndërsa ambasadori Lu deklaronte se shumë shpejt do të hamë peshkun e madh duke nënkuptuar kapjen e kokave të krimit, Edi Rama u shfaq në një nga mënyrat e tij të cilat ngjallin gjithmonë reagim publik. Këtë herë paralelisht me një lajm të rëndësishëm dhe tepër sensitiv, Rama kryeministër u shfaq me pantallona të tipit benevrekë në një takim në Fier. Kaq mjaftoi që reagimet online “për kapjen e peshkut të madh” të ndanin të njëjtën hapësirë me “benevrekët” apo “ҫitjanet” e Ramës.

Ndoshta shqiptarët nuk besojnë më në deklarata për kapjen e kriminelëve të cilat kanë shumë kohë që artikulohen, prandaj ata rendin menjëherë tek tallja e rradhës për pak oksigjen.

Gjithësesi dy lajmet konkuruan kokë më kokë, e konstatuar kjo nga angazhimi i komenteve online./mendimi.al

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here