A do të harrohet Babalja pas ikjes së Fatmir Xhafës?

Aksioni opozitar “Babalja” mori shumë vëmendje publike. Dëshimitarët, mohuesit e dëshmitarit, mbrojtësit e dëshmitarit dhe akuzuesit e dëshmitarit dhe të mbrojtësve të dëshmitarit ndërtuan një ngjarje të denjë për një telenovelë orientale. Sa më shumë shtoheshin personazhet, aq më shumë i largohej ngjarja pikënisjes dhe thelbit, implikimit në një situatë që duhej sqaruar rrënjësisht nga ministri i brendshëm i asaj kohe, Fatmir Xhafaj.
Me c’duket Fatmir Xhafa ishte duke menduar një dalje “me nder” nga telefilmi “Babalja”, por kjo nuk mund të thuhet me siguri tani. Më shumë detaje për këtë do të na japë në vijim fati i Babales… /mendimi.al

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here