A duhet të rrish, apo duhet të ikësh?

Mos vallë ka ardhur koha për të lënë punën? Bëji vetes këto pyetje – dhe përgjigju me ndershmëri – për të përcaktuar nëse është koha për të bërë lëvizjen tënde të ardhshme në karrierë.

·      A ka ende vend për t’u rritur? Shih nëse mund të rishpikësh rolin tënd për të krijuar mundësi të reja për të mësuar. Puno me menaxherin tënd për të marrë përsipër projekte dhe përgjegjësi të reja që mund të rifreskojnë jetën tënde të punës.

·      A e kam arritur atë që kisha vendosur të arrija? Reflekto për qëllimet e tua që nga fillimi i punës për të parë nëse ka ende diçka për të aspiruar aty ku je.

·      A po kërkoj mënyra për të shmangur punën time? Ndonjëherë të duhet të dalësh mbi shpërqendrimet për të përfunduar punën tënde. Herë të tjera, është e nevojshme të bësh një pushim të përkohshëm për t’u karikuar – ose një pushim të përhershëm për të gjetur një punë të re që të ngjall kuriozitet dhe pritshmëri, jo shmangie.

·      A përputhet më roli im me vlerat e mia? Nëse e gjen veten duke bërë dhe thënë gjëra në jetën tënde profesionale që nuk do t’i bëje ose thoje në jetën tënde personale, mund të jesh duke kompromentuar vlerat e tua. Kjo është një shenjë e qartë se ka ardhur koha për të ikur.

·      A është bërë toksik vendi im i punës? Disa shenja përfshijnë mungesën e ekuilibrit mes punës dhe jetës, një kulturë konkurrence jo të shëndetshme dhe menaxherët që nuk të vlerësojnë më si një person të plotë. Këto kushte mund të jenë të dëmshme për shëndetin tënd fizik dhe mendor.

Burimi: Harvard Business Review

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here