Agron Tufa publikon dokumentin e dënimit me vdekje që përfshin Spartak Brahon.

Agron Tufa ka vijuar përplasjen me Spartak Brahon duke publikuar sot dokumentin e me poshtëm dhe komentin:

“Gjyqtari i Kolegjit Ushtarak të PPSH, sot deputeti Spartak Braho, që kanoset nga salla e Kuvendit pluralist për prerje kokash, ka dhënë dhe dënime kapitale me Vdekje. Në dokumentin e meposhtëm, (një nga disa dënime me vdekje që ka dhënë deputeti Braho kur ushtronte drejtësinë enveriste), shihet qartë se sa i politizuar bëhej akti i dënimit (jopolitik) me vdekje. Referenca dhe pasqyra e llogarisë është Komiteti i Partisë së rrethit, ndërsa për të dënuarin me vdekje sajohen demonizime, sikur stërvitej për të vrarë kuadrot e ushtrisë. Kjo, si duket, akordohet ne një linjë nxirjeje të të dënuarit me vdekje, i cili, si person, sipas Brahos:
a) nuk është i denjë për të jetuar, si i rrezikshëm;
b) nuk është i denjë për keqardhje e mëshirë, se vjen nga familje e deklasuar qe ka “strehuar kriminelë” me 1948 dhe ka te dënuar politikë, dmth, familje antikomuniste.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here