Aktivistja për të drejtat e grave u qëllua për vdekje në veri të Afganistanit

Një aktiviste 29-vjeçare dhe pedagoge e ekonomisë, Frozan Safi, është qëlluar dhe vrarë në veri të Afganistanit. Kjo është vdekja e parë e njohur e një mbrojtëseje të të drejtave të grave që kur talebanët erdhën në pushtet pothuajse tre muaj më parë shkruan The Guardian.

Trupi i Frozan Safit u identifikua në një morg në qytetin e Mazar-i-Sharif pasi ajo u zhduk më 20 tetor. Familjarët e identifikuan atë nga rrobat e saj. Plumbat ia kishin shkatërruar fytyrën. Viktima kishte plagë plumbash gjithandej, në kokë, zemër, gjoks, veshkat dhe këmbët e saj.

Që nga mesi i gushtit, gratë kanë mbajtur protesta të rregullta mbarëkombëtare kundër talebanëve, duke kërkuar që të rikthehen dhe mbrohen të drejtat e tyre. Mezi kalon një ditë në Afganistan pa tkurrjen e mëtejshme të të drejtave të grave. Vajzat janë të ndaluara de facto nga shkolla e mesme, qeveria e re është vetëm meshkuj dhe femrave u është ndaluar shumica e sporteve dhe punës.

Të enjten, Human Rights Watch tha se rregullat e talebanëve po ndalonin shumicën e grave që të operonin si punonjëse ndihmash në vend, duke përshpejtuar një fatkeqësi humanitare të afërt.

Aktivistët thonë se ata po ndiqen nga talebanët, të cilët kanë përsosur mënyra për të infiltruar dhe frikësuar grupet e grave. Nga fundi i muajit të kaluar, Frozan mori një telefonatë nga një numër anonim, duke i thënë asaj të mblidhte prova për punën e saj si mbrojtëse e të drejtave dhe të largohej në një shtëpi të sigurt. Kjo kishte kuptim për të: Frozan besonte se kërkesa e saj për azil në Gjermani ishte në proces shprehet e motra.

Ekstremistët kanë udhëhequr një goditje kryesisht të dhunshme ndaj disidencës, duke rrahur gratë me shkopinj elektrike dhe duke ndaluar e torturuar gazetarët që mbulojnë protestat mbarëkombëtare nga gratë që kërkojnë të rikthehen dhe mbrohen të drejtat e tyre shkruan më tej The Guardian.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here