Altin Goxhaj: Pse listat e hapura janë idiotësi.

PSE LISTAT E HAPURA JANË IDIOTËSI E NGJASHME ME TELEBINGON që nuk prodhojnë zgjidhje por krizë totale përfaqësimi për gjithmonë!

Shpjegimi nga Avokati Altin Goxhaj
(duke mos u marr me temën e manipulimit të votimit dhe blerjes së votave pasi ajo është temë tjetër)

Po flasin të gjithë plot entuziazëm pro Listave të Hapura por as që e kanë idenë se si votohet me Lista të Hapura!
Pikësëpari votohet për NUMRA jo EMRA! Pra të duhet të fiksosh numrin e kandidatit që preferon. Kush merr më shumë vota rreshtohet i pari!

E keni modelin e fletës së votimit të listave të hapura në foto që në fakt ngjan tamam si fletë TeleBingo se ashtu është në thelb!

MARRIN RASTIN E VOTËS NË TIRANË
sipas Modelit Zgjedhor Proporcional me Lista të Hapura!

Psh në Tiranë janë 33 numra dhe ti do VENDOSËSH KRYQ TE NJË NUMËR DHE JO EMËR, pra duhet të mbash mend përmendësh numrin!

Pra duhet të kesh fiksu numrin! Psh duhet të fiksosh numrat përmendësh!

Opsioni 1:
Psh aty është nr 2 i Sali Berishës dhe ti për 1000 shkaqe voto për Berishën dmth nr 2!

Opsioni 2:
Ose ti je lulzims dhe voton Lulin dhmth e ke fiksu nr 1!

Opsioni 3:
Ose ti je i bindur që Dashamir Shehi e merito dhe voton Dashin dmth ti e ke fiksu nga faqja Brryli që ai ka nr 5 dhe voton nr 5!

Këta të 3 bashkë marrin 95% të votave! 5 % ndahet te 30 kandidatët e tjerë bazuar te shoqnia, miqësia apo komshilliku apo fisi! Por mbi të gjitha nga lojërat që bën Kryetari iu Partisë ku orienton vota që do i merrte vetë por që si duhen se e di që është fitues, drejt më të preferuarit të vet psh Salianjit apo Znj. Gazi!

Pra 3 kandidatët e parë mbledhin si fshesë me korent 95% të votave! Dhe listimi i atyre poshtë është toalisht pa vlerë se nuk tregon asgjë! Nuk tregon asgjë se në një listë me 33 vetë ti ke veç një votë dhe atë t’a merr në Tiranë ose Berisha, ose Luli ose Dash Shehi! Pasi për ty askush nuk ven më shumë se njëri nga ata!

Por mos harro! Që në sistemin me Lista të Hapura më shumë vota marrin ata që dalin më shumë në televizionet që i kontrollion pushteti dhe është pushteti që promovon veç klyshët e Soros majtas djathtas shto këtu listat që çon Fuga nga PS dhe Luli nga PD! Pra Listat e Hapura varen nga Fevzo, Sokol Palla apo Eni Vasili, Ben Blushi apo Karlo Bolino!

A E KUPTONI QË KJO ËSHTË IDIOTËSI TOTALE DHE NUK ZGJIDH ASGJË!

As KRIZËN E PËRFAQËSIMIT ku Shqipëria ka që në 2009 kur u ndrru Kushtetua në 2008 që nuk ka më deputet të popullit që mazhoritari i korrektuar proporcionalisht i siguronte por kishte difekt artificial dushkun sps votohej veç për partinë dhe veç kandidatin kur fare mirë vota e kandidatit po u numëru edhe si votë partie zhduket Dushku me gjithë dushkarë!

CILI MODEL NA SHPËTON?
MAZHORITARI I KORREKTUAR PROPORCIONALISHT!
Siç ishte para 2009 dhe e hoqën qafe për të na sjellë në këtë derexhe!

Shqipëria ka nevojë veç për një sistem mazhoritar të korrektuar proporcionalisht i cili detyron partitë e mëdha ose të vejnë kandidatët më të mirë ose ndryshe më të mirët e përjashtuar ua marrin parti më të vogla dhe ato fitojnë zgjedhjet në atë zonë!

Nuk ka asnjë mundësi për Dushk nëse vota për kandidatin numërohet automatikisht si votë për partinë që e kandidon!

Veç kshu ndërrohet me themel klasa politike me rrënjë e themel sepse sistemi detyron partitë të vendosin më të mirët përballë njëri tjetrin dhe më të mirët përqëndrojnë gjithë energjitë në zonën e tyre zgjedhore dhe varen nga ata që i zgjedhin dhe jo nga partitë!

Dhe për të gjetur më të mirin për një zonë me 15-20.000 votues është kollaj se mjafton një sondazh për të listu më interesantët dhe i fut një votim preliminar 2 muaj para zgjedhjeve dhe mbaro punë!

Ja fute një të miri mos u bëj merak se e ke kandidat të një partie më të vogël dhe aty është ai gati për të fitu!

Nëse të fusin disa kandidat si diversion sa me të prish votat kot, ke balotazh pas 1 jave dhe u zgjidh halli pasi do votosh veç për një nga 2 konkurent!

Sa për teorinë që futen të fortët dhe blejnë votat kjo është legjendë urbane e shpikur për shkak të justifikimit dhe dëshpërimit sepse përballë një kandidati të shkëlqyer s’ka blerje që të funksionojë kur vjen puna me hedh votën e fshehtë në kuti!

ZGJIDHJE KA POR S’KA VULLNET!

P.s. Ju kujtojmë se nuk u morëm me temën e manipulimit të votimit dhe blerjes së votave pasi ajo është temë tjetër! Ky shpjegim kishte të bënte veç me modelin zgjedhor!

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here