Italia “thyen” rregullat e demokracisë, fuqizon mandatin e vaksinës kundër Covid-19

Të gjithë punonjësve në sektorët publik dhe privat tani u kërkohet të vaksinohen ose të bëjnë teste të shpeshta të koronavirusit. Kundërshtarët u përpoqën të tubonin masat për të protestuar, por shumica e italianëve u duk se e pranuan këtë lëvizje si një domosdoshmëri.

Italia vendosi një standard të ri të premten për demokracitë kryesore perëndimore që kërkojnë të lëvizin përtej pandemisë duke vendosur një ligj gjithëpërfshirës e duke kërkuar që e gjithë fuqia punëtore e kombit – publike dhe private – të ketë miratime shëndetësore të lëshuara nga qeveria.

Masa kërkon që punëtorët të tregojnë prova të vaksinimit, një test negativ të shpejtë ose provë të fundit të shërimit nga Covid-19 para se të kthehen në zyra, shkolla, spitale ose vende të tjera pune. Sipas rregullave të reja, ata që nuk kanë një Green Pass, siç quhet karta e shëndetit në Itali, janë të detyruar të marrin leje pa pagesë. Punëdhënësit do të jenë përgjegjës për verifikimin e certifikatave, në pjesën më të madhe nga një aplikacion në celular. Punëtorët rrezikojnë gjoba deri në 1,500 euro (1,760 dollarë) për mosrespektim.

Ky ligj në Itali, shkon më tej se ligjet në vendet e tjera evropiane ose Shtetet e Bashkuara në vendosjen e mandateve të vaksinimit, të cilat janë bërë pjesë qendrore – dhe të kundërshtëruara ashpër – e strategjive të qeverisë për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Italia si dhe më parë e cila vendosi e para në Europë mbylljen e qyteteve dhe karantimin e tyre, sërish vendos një prag të ri, duke e bërë të qartë se është e gatshëm të përdorë levën e madhe të shtetit për të provuar të frenojë pandeminë dhe të lëvizë ekonominë e saj, thuhet në New York Times.

Gjithashtu, në anën tjetër të botës, Presidenti amerkikan Biden, u ka bërë thirrje kompanive private që të urdhërojnë vaksinimet kundër koronavirusit për punonjësit. Ai kërkon të vaksinohet një fuqi e madhe punëtore prej 80 milionë. Një mandat i tillë po i nënshtrohet një procesi të gjatë të hartimit të rregullave.

Ndërkohë shtete autoritare si Kina, nuk e kanë të vështirë të nxjerrin rregulla urdhëruese dhe ndëshkuese për të zbatuar mandate të rrepta vaksinimi në popullatë.

Por, sipas NYTimes, qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike, duhet të balancojnë nevojat e shëndetit publik me shqetësimet e lirisë civile dhe realitetet politike. Për shumë qeveri perëndimore, kjo ka rezultuar në frenim të mandateve kombëtare, ndërsa kërkohen mënyra të tjera për të inkurajuar, bindur dhe madje detyruar butësisht njerëzit që të vaksinohen.

Italia në fillim të vitit vendosi kërkesa të ashpra për vaksinimin e punonjësve të shëndetit dhe arsimtarëve. Dhe tani së fundmi, edhe pas shumë protestash të cilat nuk duket se kanë arritur të ndryshojnë opinionin publik më gjerë, kërkon sërish të detyrojë dhe forcën punëtore të vaksinohet. Numri i vaksinimit në Itali është rritur ndjeshëm, dhe qeveria është e bindur për mandatin e vënë si një tregues për të rimëkëmbur ekonominë e vendit.

 

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here