Beni nuk ecën (dot) vetëm pa J.Lo

Çifti ka konfirmuar së fundmi thashethemet e lidhjes së tyre të fshehtë, shkruhet në një artikull në Independent. Njësoj si moria e rikthimeve të serialeve të vjetra (Friends), iu shtua inati dhe të tjerëve për të rrëmbyer pak publicitet në media me “Përrallat nga e Kaluara”. Nuk mjaftojnë tekat e princeshave të llastuara mbi etikat mbretërore të vjehrrave të tyre, por tani dhe adoleshentët në meso-moshë të kinemasë apo koncerteve, na mbushin ditën dhe na heqin stresin e pandemisë. 

Dhe marrëdhënia e dy artistëve hollivudianë po fillon një sezon të ri. Është përfolur herët në maj nëpër mediat amerikane, që cifti “i ri” po kalonin pushime së bashku, por nuk ishte e konfirmuar nga vetë personazhet. Me njoftimin e OBSH dhe të doktorit më të njohur në botë Fauci, për heqjen e maskave në publik, më në fund cifti nuk duroi dot dhe ata shfaqen në një video të publikuar nga Page Six, bashkë duke u ledhatuar si dy zogj të sapodashuruar. 

Shqetësuese mund të jetë gjendja e Aleksit, i cili dukej shumë i entuziasmuar që gruaja këndoi himnet Amerikane me ndërthurjet e refreneve me nota latine gjatë inaugurimit të presidentit Biden në Janar 2021. Ku mbahet një femër aq e mancipuar si J.Lo? Ajo kërkon dhe vetëm kërkon më shumë nga vetja dhe të tjerët. Nuk ka lënë podium pa ngjitur a thua s’ka artistë të tjerë. 

Aleksi bukurosh dhe pensionist sportist duhet ta dinte që Beni nuk heq dorë as nga pija dhe as nga femrat.  

Dyshja “Bennifer” do të marrë shikueshmërinë e shumëpritur nga fansat e tyre, dhe duket që artistët po e shijojnë këtë. Lidhjen e tyre do kishin zili dhe pjesëmarrësit aktiv tek “Përputhen 60+”. /mendimi.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here