Bill Clinton shtrohet në spital

Ish-presidenti Bill Clinton është shtruar në një spital në Karolinën e Jugut të martën për shkak të një infeksioni, por raportohet se ai është drejt rekuperimit. 75-vjeçari Clinton u shtrua në spital si pasojë e një infeksioni jo-COVID dhe po trajtohet me antibiotikë intravenozë dhe lëngje.

Që në kohën kur Clinton la Shtëpinë e Bardhë në vitin 2001, ish-presidenti është përballur me probleme shëndetësore. Në 2004 pati një bypass pasi ndjente shtërngim në kraharor dhe marrje fryme. Ai u rikthye në spital në vitin 2005 me mushkëri pjesërisht të dëmtuar rëndë dhe në 2010 vendosi stenta në një arterie koronare.

Ai iu përgjigj këtyre problemeve shëndetësore duke u vendosur në një dietë vegane që e bëri të binte në peshë dhe i përmirësoi shëndetin.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here