Binjakë, të lindur me vetëm 15 minuta diferencë në kohë, nuk kanë të njëjtën ditëlindje, muajin ose vitin pasi njëri ka lindur në 31 dhjetor 2021 dhe tjetri në 1 janar 2022. Lindja e rrallë u raportua në Qendrën Mjekësore Natividad në Kaliforni.
Fatima Madrigal lindi djalin e saj, Alfredo Antonio Trujillo, në orën 23:45, në natën e ndërrimit të viteve, sipas revistës People. Nëna më pas lindi binjakun e saj të dytë, Aylin Yolanda Trujillo, saktësisht 15 minuta më vonë kur ora shënoi mesnatën. Spitali e përshkroi lindjen e tyre unike si një dukuri “1 në 2 milionë”.