Shtetet e Bashkuara dhe delegacionet evropiane në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kanë kërkuar veprim lidhur me sjelljen e Bjellorusisë në kufirin e saj me Poloninë, duke e përshkruar krizën e emigrantëve si “të orkestruar” dhe duke thënë se Minsku po rrezikonte emigrantët “për qëllime politike”.
Polonia thotë se qeveria e të fortit Aleksandër Lukashenko ka joshur rreth 2,000 emigrantë, kryesisht kurdë nga Lindja e Mesme, në Bjellorusi me qëllim që t’i dërgojë ata përtej kufirit në Poloni dhe kështu BE-në si hakmarrje për sanksionet. Polonia, e cila ka vendosur një gjendje të jashtëzakonshme në rajonin kufitar të zbatuar nga qindra trupa, refuzon t’i lejojë ata të hyjnë.
Pas një takimi urgjent mbi krizën, delegacionet perëndimore në këshillin e sigurisë në Nju Jork lëshuan një deklaratë të përbashkët duke dënuar “instrumentalizimin e orkestruar të qenieve njerëzore, jetët dhe mirëqenia e të cilëve janë vënë nërrezik për qëllime politike nga Bjellorusia”.
Ata thanë se Bjellorusia po e bën këtë me “objektivin për të destabilizuar vendet fqinje dhe kufirin e jashtëm të Bashkimit Evropian dhe për të larguar vëmendjen nga shkeljet e saj që janë në rritje të të drejtave të njeriut”.
Shtetet perëndimore janë të mendimit të vendosin sanksione më të forta ndaj Bjellorusisë për të ndaluar një sjellje të tillë me emigrantët në kufi.
Ndërkohë që tensioni në kufirin midis Polonisë rritet, dhe gjendja e emigrantëve përkeqësohet më tej, udhëheqësi i Kremlinit organizoi një tjetër shfaqje të fortë mbështetjeje për aleatin e tij duke dërguar dy bombardues strategjikë me aftësi bërthamore në një mision trajnimi mbi Bjellorusi për të dytën ditë radhazi të enjten thuhet në një artikull nga AP.
Lukashenko ka kërcënuar se do të shkurtojë dërgesat e gazit në Evropë përmes një tubacioni të madh në shenjë hakmarrje ndaj çdo sanksioni të ri që BE mund të vendosë në përgjigje të krizës kufitare shkruan BBC.
Komisioneri i ekonomisë i BE-së Paolo Gentiloni tha se blloku 27-anëtarësh “nuk duhet të frikësohet”. Udhëheqësja e opozitës bjelloruse në mërgim, Svetlana Tikhanovskaya, akuzoi presidentin për “bllof” lidhur me ultimatumin e tij të gazit. Bjellorusia merr tarifa të konsiderueshme tranziti për tubacionet që transportojnë gazin rus në BE. Çdo vendim duhet tëmiratohet nga Rusia, e cila është në ankth derisa gazsjellësi i saji ri Nord Stream 2 në Gjermani të certifikohet shkruhet më tej në BBC.
Luftëra të tilla inatesh politike, jo vetëm që cojnë në destabilizimin në rajon, por edhe në kriza të tjera ekonomike si rrjedhojë e kërcënimit të ndërprerjes së furnizimit të tregjeve të caktuara.
Burimi: AP, BBC