Briken Fejzullai “ndryshon” Kadarenë të kritikuar Tiranën.

Briken Fejzullai, i njohur si Kryebashkiaku i Natës për Tiranën, një personazh publik në jetën sociale në Tiranë, ka postuar sot në profilin e tij në Facebook një poezi që përshkruan me cinizëm problemet e qytetit të Tiranës.
Më parë i caktuar si Kryebashkiak i Natës nga Erion Veliaj, duket se Brikeni është kthyer në kritikues të ashpër të tij dhe qeverisë Rama. Fakt që shpesh duket në postimet plot sarkazëm.
Ja si e ka ndryshuar ai poezinë e njohur të Kadaresë.

Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Dhe unë u nxiva porsi Otello.
Isha nisur për tek ty,
Por gjithë qyteti është një bordello.

Edhe m’u duk pak e çuditshme.
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa biçikleta,
Korsitë çakarëse, pa to në mes.

Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m’u kujtua sot për dreq:
«Legenat janë bashkë në botë,
Kurse, të mençurit janë veç».

Në ç’ëndërr kemi rënë kaq keq,
Që dot s’po zgjohemi ne vallë?…
Mjaftojnë ca pika përmbi qelq
E kaq shumë kaos bëhet vërdallë.

Ca pika shiu ranë mbi qelq.
I gjithë qyteti u zu kaps.
Boja i doli si për dreq,
Porsi një klloun bërë me laps.

~ Ismail Kan’DalëRe

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here