Disa personazhë të Partise Demokratike prej kohësh kanë shfaqur pikëpamje tërësisht radikale sa herë Lulzim Basha ka qenë i moderuar në qëndrimin e tij politik. Këtu përfshihen figura që formuan partinë Bindja Demokratike dhe persona të tjerë të angazhuar në Forumin Rinor të PD.
Sot, kur opozita parlamentare ka dorëzuar mandatet në mënyrë kolektive dhe ka dalë në rrugë duke radikalizuar qëndrimin politik, pikërisht ata njerëz që e kanë sulmuar PD-në për mungesë radikalizmi, janë kthyer në qëndrim të moderuar duke krijuar parti, tentuar të garojnë në zgjedhje e duke marrë mandatet e lëshuara nga kolegët në lista.
Çfarë roli ka ky grupim shumëdrejtimësh tek e djathta shqiptare dhe pse bëjnë ata të kundërtën e asaj që kërkonin nga Lulzim Basha?/mendimi.al