Çfarë ndodh në tru kur njerëzit krijojnë muzikë së bashku?

Muzika ka qënë gjithmonë mjeti i cili ka shoqëruar dhe bashkuar njerëzit për mijëra vjet. Kërkimi i ri i botuar në qershor 2021 në American Psychologist ka siguruar një kuptim neuroshkencor të lidhjes shoqërore me zonat e veçanta të trurit kur njerëzit luajnë muzikë. Të nisur nga përpjekjet krijuese të njerëzve në të gjithë botën për të riprodhuar krijimin e muzikës së bashku gjatë distancimit social në kohën e pandemisë COVID-19, studiuesit nga Universiteti Bar-Ilan në Izrael dhe Universiteti i Çikagos bashkuan përparimet e fundit në neuroshkencën sociale dhe fushën e muzikës. Parimet përfshinë teorinë evolucionare, dhe cilësuan pesë funksione dhe mekanizma kryesore të trurit që kontribuojnë në lidhjen shoqërore përmes muzikës. 

Këto janë: (1) qarqet e ndjeshmërisë (empatisë), (2) lëngëzimi i oksitocinës, (3) shpërblimi dhe motivimi, duke përfshirë lirimin e dopaminës, (4) strukturat gjuhësore dhe (5) kortizolin. 

  1. Ndjeshmëria na ndihmon të gjejmë mënyrën se si njerëzit e tjerë po mendojnë dhe ndiejnë, dhe mund të përmirësohet përmes koordinimit muzikor ndër-personal. 
  2. Oksitocina nganjëherë quhet “hormoni i dashurisë” sepse kontribuon në ndjesinë tonë për lidhjen shoqërore me të tjerët. Lëngëzohet kur njerëzit këndojnë së bashku, madje edhe kur këndimi është i improvizuar. 
  3. Dopamina është një neurotransmetues që prodhon një ndjenjë kënaqësie dhe çlirohet gjatë parashikimit dhe pritshmërisë muzikore, dhe thelbësore për ndjenjën tonë të shpërblimit dhe motivimit. 
  4. Strukturat gjuhësore në tru janë të përfshira në dialogun muzikor para-mbrapa (ndonjëherë referuar si “thirrje” dhe “përgjigje”). 
  5. Kortizoli është një hormon që kontribuon në stres, por zvogëlohet në tru kur njerëzit këndojnë së bashku dhe kur dëgjojnë muzikë së bashku në grupe.

Gjetjet ilustrojnë se muzika nuk është thjesht argëtim, por përkundrazi një tipar thelbësor i ekzistencës njerëzore me implikime të rëndësishme shoqërore. Muzika siguron lidhje sociale tru-me-tru.

Autorët e studimit thonë se një kuptim më i mirë i neuroshkencës sociale të muzikës mund të luajë një rol të rëndësishëm për të ndihmuar në përmirësimin e lidhjeve shoqërore në të gjithë botën, veçanërisht në kulturat që janë në konflikt. Ata nxjerrin përfundime se muzika është një mjet i fuqishëm që mund të sjellë individë së bashku, të nxisë ndjeshmërinë dhe komunikimin dhe të shërojë ndarjet shoqërore. 

Nga studime të tilla, ne mund të zbulojmë se ndjenja jonë e lidhjes shoqërore nuk është vetëm subjektive, por që është e rrënjosur në mekanizmat e rëndësishëm të trurit. Sidomos në një kohë kur ka kaq shumë ndarje shoqërore në të gjithë botën, ne duhet të gjejmë mënyra të reja për të kapërcyer konfliktet kulturale. Muzika është një nga ato mënyra.

Burimi: “The Social Neuroscience of Music: Understanding the Social Brain Through Human Song” nga David Greenberg et al. American Psychologist

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here