Bankat e mëdha dhe linjat ajrore u goditën nga një ndërprerje e re globale në internet të enjten e 17 qershorit sipas burimeve të medias AFP. Ndërprerja zgjati për një orë e cila goditi një numër të linjave ajrore amerikane dhe disa firmave financiare Australiane, si dhe kompani të tjera të spikatura në të gjithë botën. Klientë e patën të pamundur për të hyrë në faqet e internetit dhe aplikacionet mobile.
Linjat ajrore amerikane, Delta, United dhe Southëest ishin midis atyre që u prekën. Ndërsa në Australi, shërbimi postar i Australisë dhe Virgin Australia – u goditën në mes të pasdites pasi pjesa më e madhe e botës flinte.
Bankat në Zelandën e Re dhe Bursa e Hong Kongut raportuan gjithashtu probleme me platformat e tyre të internetit.
Problemi u gjurmua tek ofruesi i teknologjisë Akamai me bazë në SH.B.A. Akamai ofron një sërë produktesh IT të dizajnuara për të rritur performancën dhe sigurinë në internet.
Javën e kaluar mediat amerikane dhe faqet e internetit të qeverisë, duke përfshirë Shtëpinë e Bardhë, New York Times, Reddit dhe Amazon u godit përkohësisht pas një anomali me ofruesin e shërbimeve cloud computing Fastly.
Çështja e sigurisë kibernetike ishte në krye të rendit të ditës gjatë takimit të mërkurën në Gjenevë mes Presidentit të SHBA Joe Biden dhe homologut rus Vladimir Putin.
Burimi: AFP