Deklaratë nga Shtëpia e Bardhë për masa ndaj Putin

SHBA planifikon të vendosë sanksione të drejtpërdrejta ndaj Putinit dhe Lavrovit, konfirmon Shtëpia e Bardhë.

SHBA synon të vendosë sanksione të drejtpërdrejta ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, dhe ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov, në përgjigje të pushtimit të Ukrainës. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, gjatë konferencës së saj ditore pak më parë, tha se më shumë detaje do të jenë të disponueshme “më vonë këtë pasdite”. “Pas një bisede telefonike që Presidenti Biden zhvilloi me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe në përputhje me vendimin e aleatëve tanë evropianë, Shtetet e Bashkuara do t’ubashkohen atyre në sanksionimin e Presidentit Putin dhe Ministrit të Jashtëm Lavrov dhe anëtarëve të ekipit rus tësigurisë kombëtare.”, u tha Psaki gazetarëve.

Burimi: MSNBC

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here