Distopia brenda Partisë Demokratike

Dy figurat e mirënjohura të Partisë Demokratike kanë njoftuar për mbledhje e kuvend në dy data të ndryshme.

Kriza politike për lidership brenda PD ka çuar në përçarje të thellë mes anëtarëve dhe ndjekësve të zotuar të partisë. Dy figurat e lidershipit – i vjetri dhe i riu – janë një konfrontim mediatik në platforma të ndryshme.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha njoftoi se partia do të mbajë kuvendin e saj më 18 dhjetor – por lideri i mëparshëm Sali Berisha, i cili po përpiqet të rimarrë kontrollin, është zotuar se do ta mbajë asamblenë një javë më parë.

“Një parti, një kuvend në 18 dhjetor dhe është e sigurt që nuk do të lejoj askënd ta mbajë peng Partinë Demokratike”, tha kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas takimit me një goditje direkte ndaj Berishës.

Berisha po u kërkon delegatëve të partisë që të rrëzojnë Bashën dhe të rimarrin kontrollin mbi partinë. Ai u largua në 2013 pasi u mund nga socialistët në zgjedhjet parlamentare. Edhe pasi dha dorëheqjen, Berisha mbeti një figurë e fuqishme me influencë të madhe në parti.

Por, Departamenti i Shtetit të SHBA-së e shpalli Berishën persona non-grata në maj të këtij viti. DASH përmendi përfshirjen e Berishës të dyshuar në “korrupsion të rëndësishëm” dhe “shpërdorim të fondeve publike”. Nën presionin e madh politik të SHBA-së, Basha e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i partisë në shtator të këtij viti. Që atëherë, Berisha është përfshirë në disa takime me anëtarë të partisë në të gjithë vendin, krahas figurave të tjera të pakënaqur partiake duke rimbledhur mbështetjet e tij brenda partisë. Fushata e tij agresive me angazhimet e përditshme në mbledhjet e simpatizantëve të tij politikë, po synon të rimarrë sërish pozicionin e tij të lidershipit të dikurshëm.

Ish-kryetari i PD-së Sali Berisha, të mërkurën e kaluar pretendoi se kishte mbledhur mjaft firma për të provokuar zgjedhje të reja në parti, në një sfidë të qartë ndaj liderit aktual Lulzim Basha. Njoftimi erdhi pasi ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim paralajmëroi se Uashingtoni nuk do të bashkëpunojë me Partinë Demokratike nëse Berisha kthehet në krye të saj.

Opozita e lëkundur do të ketë një dimër të gjatë përpara fushatave elektorale për zgjedhjet vendore së shpejti, duke patur një përçarje të fortë për të formuar një lidership të ri e të qëndrueshëm.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here