“Dritarja Magjike” e Google një mjet komunikimi me Video konferencë 3D

Google ka zbuluar së fundmi Projektin Starline, një teknologji të re bisede video 3D e krijuar për t’i bërë njerëzit të ndjehen sikur në të vërtetë janë ulur përballë njëri-tjetrit dhe nuk komunikojnë përmes ekraneve të kompjuterit.

Viti i komunikimit me video konferencë: Bisedat me video ekzistonin para pandemisë, por viti 2020 solli me të vërtetë përparim në teknologji.

Mbledhjet e punës që zhvilloheshin në sallat e mbledhjeve u zhvendosën në Zoom, klasat u zëvendësuan me ekrane kompjuterash, dhe familjet dhe miqtë u mblodhën në internet, dikur nëper shtëpite e njëri-tjetrit apo bare e restorante.

Teknologji të tilla të avancuara kanë ende sfidat e tyre në aspektin njerëzor. Edhe pse video na jep një mënyrë për të parë dhe dëgjuar njerëz të tjerë, përvoja e saj nuk ja kalon akoma komunikimit përballë në prani të njëri-tjetrit.

Çfarë është Projekti Starline: Teknologjia e re e video konferencave 3D e Google-it synon të kapërcejë hendekun e komunikimit virtual duke i bërë njerëzit në ekran të duken më shumë si në jetën reale përballë njëri-tjetrit.

Si funksionon: Për momentin sistemi i videove konferencë 3D i Google-it është i madh. Një person ulet në një stol dhe përballë është një ekran 165 cm i pajisur me kamera, sensorë dhe teknologji të tjera. Kjo teknologji kap imazhin e personit të ulur në stol, e ngjesh atë dhe më pas e dërgon në anën tjetër. Personat përpara ekranit mund të shohin njëri-tjetrin përmes ekranit në formatin 3D. “Për ta bërë të mundur këtë përvojë, ne jemi duke aplikuar kërkime në vizionin kompjuterik, të mësuarit makinerik, audio hapësinore dhe kompresim në kohë reale,” shkroi Clay Bavor, Zv.Presidenti për realitetin virtual dhe të shtuar. Teknologjia jep ndjesinë sikur je përpara një pasqyre dhe matanë xhamit shikon në përmasa reale personin tjetër. Biseda është sa më natyrale. I jep njerëzve ndjesinë sikur janë përballë. “Ne kemi zhvilluar gjithashtu një përparim në sistemin me shfaqjen e fushës së dritës që krijon ndjenjën e vëllimit dhe thellësisë që mund të përjetohet pa nevojën e syzeve ose kufjeve shtesë.” Pra modeli i ri nuk ka nevojë për mjete të tjera që lejojnë shikueshmërinë e imazhit 3D në ekran. 

Project Starline është ende në fazën e prototipit, me vetëm disa poste pune të instaluara në zyrat e Google. Kompania ka demonstruar teknologjinë 3D të bisedave me video për bizneset, me qëllim që të mund të përfshijë reagimet e tyre në zhvillimin e saj. Google shpreson të vendosë sistemin në mënyrë prove me disa prej këtyre kompanive përpara fundit të vitit 2021, por është e vështirë të thuash kur (ose edhe nëse) Projekti Starline mund të arrijë te konsumatorët. Është akoma shumë herët që të gjithë të konsumojmë një teknologji të tillë, por Google është i përkushtuar dhe kërkon gjithmonë të përmirësojë mënyrën se si lidhemi në internet. “Ne besojmë se kjo është ajo ku mund dhe duhet të shkojë teknologjia e komunikimit njeri me njeri,” tha Bavor, “dhe me kalimin e kohës, qëllimi ynë është ta bëjmë këtë teknologji më të përballueshme dhe të arritshme, duke përfshirë sjelljen e disa prej këtyre avancimeve teknike në kompletin tonë të produktet e komunikimit “.

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here