Eklipsi total hënor i ‘Hënës së përgjakur’ ndodhi të martën

Eklipsi total ishte i dukshëm në Amerikën e Veriut, Azi dhe Paqësor, por Afrika, Lindja e Mesme dhe Evropa do të duhet të presin deri në vitin 2025
Hëna vendosi të kryejë një akt “zhdukje” të martën dhe ata që e humbën do të duhet të presin tre vjet për një shans tjetër për të parë diçka të tillë përsëri.
Një eklips total hënor ishte i dukshëm në të gjithë Amerikën e Veriut para agimit të së martës, duke u dhënë atyre më në perëndim pamjen më të mirë. Në Azi, Australi dhe pjesën tjetër të Paqësorit, do të jetë e dukshme pas perëndimit të diellit.
Urani ishte i dukshëm pak më sipër hënës, dhe ngjante si një ylli të ndritshëm, në atë kohë.
Tërësia e eklipsit zgjati gati 90 minuta – nga ora 5.16 e mëngjesit deri në 6.41 të mëngjesit sipas orës evropiane – ndërsa Toka kaloi drejtpërdrejt midis hënës dhe diellit.
Eklipsi u shfaq në ngjyrë të kuqe-portokalli nga drita e perëndimit të diellit dhe lindjes së diellit të Tokës, duke krijuar atë që njihet si një hënë e përgjaku. Sipas shkencëtarëve të NASA-s, Hëna ishte 242,740 milje (390,553 km) larg nga Toka.
Vëzhguesit mund të përmirësonin shikimin e tyre me dylbi dhe teleskopë, teksa shpresonin për qiell të pastër.
Ndërsa ata në Amerikën e Jugut ishin në gjendje të shihnin një pjesë të eklipsit hënor, Afrika, Lindja e Mesme dhe pjesa më e madhe e Evropës, për fat të keq, nuk patën një shans për ta parë atë. Ata do të duhet të presin deri në 2025, ose të kënaqen me eklipse të shumta të pjesshme hënore deri atëherë.
E marta ishte eklipsi i dytë total hënor këtë vit, pas njërit në maj.
Burimi: The Guardian
Përktheu dhe përshtati: Mendimi.al
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here