ShBA është shtangur përpara një prej mashtrimeve më të mëdha të të gjitha kohrave. Elisabeth Holmes është konsideruar si sipërmarrësja më e re e cila u bë shumë shpejt miliardere falë një shpikje të fundit e cila është reklamuar si një nga inovacionet më të spikatura në fushën e mjekësisë.
Elisabeth një vajzë ambicioze dhe me shumë aspirata për të ardhmen, pranohet në Unversitetin e Stanford në 2002 për inxhinieri kimike, dhe i lind ideja se si mund të krijonte një lloj testi që mund të testonte përdoruesin për infeksione dhe të lëshonte antibiotikë sipas nevojës.
Muaj më vonë sa ishte regjistruar në universitet ajo e lë shkollën dhe vendos të themelojë kompaninë e saj Theranos, në moshën 19 vjeçare, dhe këtë herë vjen me një mënyrë, në dukje revolucionare, për të testuar gjakun nga një shpim i thjeshtë i gishtit.
E bukura në SHBA është që investitorët marrin shpesh vendime të menjëhershme, duke u bazuar në habinë e tyre përpara një produkti të ri i cili mund të duket gjenial, dhe pa investiguar mirë llogaritë financiare të audituara.
Në këtë mori “habish” sekretari amerikan i Thesarit George Schultz, manjati i medias Rupert Murdoch dhe familja më e pasur e Amerikës, Waltons, ishin ndër mbështetësit e saj. Mbështetja i dha besueshmëri, ashtu si edhe sjellja e saj.
Me disa pika gjaku, Theranos premtoi se testi i tij Edison mund të zbulonte shpejt sëmundje të tilla si kanceri dhe diabeti, pa telashet e gjilpërave apo pritje të gjata në përgjigje të analizave.
Por në vitin 2015, çdo gjë filloi të rrëmohej brenda një viti. Holmes u ekspozua si false. Teknologjia që ajo promovoi nuk funksionoi në asnjë moment dhe në vitin 2018 kompania që ajo themeloi falimentoi. Ajo u zbulua në vitin 2015 kur një sinjalizues ngriti shqetësime për pajisjen e testimit të Theranos, Edison. Wall Street Journal shkroi një seri ekspozimesh ndaj produktit duke pretenduar se rezultatet nuk ishin të besueshme dhe se firma kishte përdorur makina të disponueshme komerciale të bëra nga prodhues të tjerë jo ata që ajo pretendonte, për shumicën e testimeve të saj. Pra kompania nuk përdorte asnjë nga teknologjitë e shpikura dhe të reklamuara për këtë testim të shpejtë, për të nxjerrë rezultatet e testimeve të gjakut.
Paditë u grumbulluan, partnerët ndërprenë lidhjet dhe në vitin 2016 rregullatorët amerikanë e ndaluan Holmes të operonte një shërbim të testimit të gjakut për dy vjet. Në 2018 kompannia Theranos u shpërbë. Në mars të atij viti, Holmes zgjidhi akuzat civile nga rregullatorët financiarë se ajo kishte mbledhur me mashtrim 700 milionë dollarë nga investitorët. Por tre muaj më vonë ajo u arrestua, së bashku me z. Baluani, me akuza penale të mashtrimit me tela dhe konspiracionit për të kryer mashtrim për transaksionet. Prokurorët pretenduan se ajo me vetëdije mashtronte pacientët në lidhje me testet dhe e ekzagjeroi jashtëzakonisht performancën e firmës ndaj mbështetësve financiarë. Holmes u lirua me kusht dhe në vitin 2019 u martua me William “Billy” Evans, 27 vjeç, një trashëgimtar i zinxhirit të hoteleve Evans Hotel Group. Ata patën një djalë në korrik të këtij viti.
Emisioni 60 minuta tregon gjerësisht për këtë ngjarje. (video: Historia e mashtrimit të Holmes)
Ajo tani është dënuar nga një juri në Kaliforni për katër akuza për mashtrim, secila prej të cilave mbart një dënim maksimal prej 20 vitesh burg.
Burimi: Reuters, BBC