Vera e vitit 2021 ka treguar përkeqësime të klimës botërore dhe si rrjedhojë shkatërrimet natyrore sa vijnë e shtohen dhe shpeshtohen.
Gjatë muajve të fundit, viti 2021 është provuar të jetë një nga kohët me përkeqësimet më të larta të motit. Nga tërmetet, përmbytjet, rrëshqitjet e tokës, thatësira dhe zjarret dhe natyrisht Coronavirus, këtë vit i ka mbajtur të gjithë në tension për vendet e tyre, duke pritur për cfarë mund të vijë më pas.
Fatkeqësitë natyrore të lidhura me klimën po bëhen gjithnjë e më të zakonshme. Ndërkohë që ato kanë kushtuar shumë dëme ekonomike kryesisht në hemisferën veriore, ato ka sjellë më shumë vdekje në atë jugore. Kjo tregohet nga një raport i ri nga Organizata Botërore Meteorologjike.
Organizata Botërore Meteorologjike (OBM) ka paralajmëruar se ndryshimi i klimës do të sjellë me vete katastrofa natyrore gjithnjë e më intensive. Këto fatkeqësi goditën rëndë veçanërisht hemisferën jugore. Kjo është ajo që OBM përshkruan së bashku me Qendrën për Kërkime mbi Epidemiologjinë e Fatkeqësive në Universitetin e Louvain (Belgjikë) në një raport që organizata paraqiti në Gjenevë të Mërkurën. Raporti rendit më shumë se 11,000 fatkeqësi natyrore të lidhura me klimën nga 50 vitet e fundit. Më shumë se dy milionë njerëz janë vrarë gjatë gjysmës së shekullit. Dëmi ekonomik arriti në më shumë se 3.6 trilion dollarë. Për raportin, OBM vlerësoi të dhënat mbi stuhitë, përmbytjet, thatësira ose ngjarjet ekstreme të nxehtësisë dhe zjarret.
Numri i fatkeqësive natyrore të lidhura me klimën është rritur në mënyrë të vazhdueshme që nga viti 1970. Midis viteve 2000 dhe 2009 ishin pesë herë më shumë se në vitet 1970. Ky numër është ulur pak gjatë dekadës së fundit. Numri i të vdekurve ka rënë në mënyrë të vazhdueshme që nga vitet 1970. Kjo kryesisht i atribuohet sistemeve të paralajmërimit të hershëm, të cilat po përmirësohen vazhdimisht. Sidoqoftë, në vendet më të varfra, megjithatë, ka akoma boshllëqe në regjistrimin e motit – të të gjitha vendeve, ku regjistrohen shumica e fatkeqësive natyrore.
Gjatë periudhës së marrë në shqyrtim për studimin, më shumë se 70 përqind e ngjarjeve të lidhura me klimën goditën hemisferën jugore, pothuajse një e treta goditi vendet më të varfra në Azi dhe 15 përqind ndodhën në Afrikë. Meqenëse vendet shpesh goditen papritur nga fatkeqësitë, shkalla e vdekjeve është veçanërisht e lartë. Prandaj, 91 përqind e vdekjeve të botës nga fatkeqësitë natyrore i atribuohen vendeve në hemisferën jugore – pothuajse gjysma e Azisë dhe më shumë se një e treta Afrikës. Një pamje e kundërt shfaqet në vendet e hemisferës veriore. Kishte më pak fatkeqësi dhe më pak viktima, por pothuajse 60 përqind e humbjeve ekonomike i atribuoheshin këtyre vendeve. Kjo është kryesisht për shkak të stuhive në SHBA.
Shkatërrimet natyrore më të zakonshme janë përmbytjet dhe stuhitë. Sa dëm shkakton një katastrofë nuk ka të bëjë vetëm me rajonin në të cilin ndodh, por edhe me llojin e ngjarjes. Fatkeqësitë natyrore me më shumë vdekje janë thatësirat dhe stuhitë. Në Afrikë, për shembull, 95 përqind e viktimave të katastrofës vdiqën si rezultat i thatësirës.
Por ekziston një lidhje e përbashkët midis veprimtarisë njerëzore dhe fatkeqësive në të gjithë botën.
Studimi nga Universiteti i OKB -së, dega akademike dhe kërkimore e OKB -së, vëzhgoi 10 fatkeqësi të ndryshme që ndodhën në 2020 dhe 2021, dhe zbuloi se, edhe pse ato ndodhën në vende shumë të ndryshme dhe fillimisht nuk duket se kanë shumë të përbashkëta, ato, në fakt, janë të ndërlidhura. Studimi u bazua në vlerësimin e Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) të publikuar më 9 gusht dhe bazuar në të dhënat e përmirësuara mbi ngrohjen historike, e cila tregoi se ndikimi njerëzor ka ngrohur klimën në një shkallë që është e paparë të paktën në 2,000 vitet e fundit. Gjatë periudhës 2020-2021 që u mor si vlerësim dhe studim nga Universiteti i OKB-së, ndodhën disa fatkeqësi rekord, duke përfshirë pandeminë COVID-19, një valë e ftohtë që gjymtoi shtetin amerikan të Teksasit, zjarre të egra që shkatërruan gati 5 milion hektarë pyje tropikale të Amazonës dhe 9 stuhi të mëdha në Vietnam – në harkun e vetëm 7 javëve.
Ndërsa këto fatkeqësi ndodhën mijëra kilometra larg, studimi tregon se si ato lidhen me njëra -tjetrën dhe mund të kenë pasoja për njerëzit që jetojnë në vende të largëta. Një shembull i kësaj është vala e nxehtësisë e kohëve të fundit në Arktik dhe vala e ftohtë në Teksas. Në vitin 2020, Arktiku përjetoi temperatura jashtëzakonisht të larta të ajrit, duke ulur gjithashtu sasinë e mbulimit me akullit të detit në një record të ri. Ky ajër i ngrohtë destabilizoi vorbullën polare, një masë rrotulluese e ajrit të ftohtë mbi Polin e Veriut, duke lejuar që ajri më i ftohtë të lëvizte drejt jugut në Amerikën e Veriut, duke cuar në temperaturat nën zero në Teksas, gjatë së cilës rrjeti i energjisë u ngri, dhe 210 persona vdiqën.
Ja disa nga katastrofat natyrore që kanë ndodhur gjatë 2021.
- Thatësirat – Thatësirat në Amerikën e Veriut po zhvillohen prej disa vitesh, por thatësira e 2020-2021 mund të jetë quajtur si thatësira më e keqe e kohëve moderne për këtë zonë gjeografike. Kryesisht është shtrirë në zonën jugperëndimore, Kaliforni e Nevada dhe pak në zonën qendrore të Amerikës së Veriut. Në Azinë Qendrore, një thatësirë filloi rreth prillit 2021, e cila preku pjesën më të madhe të Azisë Qendrore dhe pjesë të Rusisë. Si rezultat, kjo çoi në vdekjen masive të bagëtive, më së shumti në kuaj, dhe mungesë uji për ujitje. Çmimet e ushqimit në zonat janë raportuar të rriten pas thatësirës. Mungesat e ushqimeve dhe thatësira janë lidhur me ndryshimet klimatike.
- Tërmete – Tërmetet janë dukuri e përvitshme në zonat sizmike të rruzullit tokësor, por më i rrezikshmi i cili shkaktoi dhe më shumë dëme ishte ai në Haiti në 14 Gusht të këtij viti, ku numri i viktimave arriti mbi 2250. Tërmeti u pasua dhe me stuhi tropikale, të cilët vështirësuan përpjekjet për shpëtime në kohë.
- Përmbytjet – Përmbytjet nga rreshjet e mëdha kanë gjithashtu të shumta gjatë sezonit veror 2021. Pothuajse secili kontinent pati ngjarje me përmbytje të mëdha. Duke filluar që nga Australia në mars të 2021, Kina dhe rajoni Lindjes së Mesme (Afganistani në Korrik të 2021, vitkimat arritën në 113), Hauai, Zelanda e re, Turqi, etj. Që nga 12 korriku 2021, disa vende evropiane janë prekur nga përmbytjet, disa ishin katastrofike, duke shkaktuar vdekje (242 viktima total) dhe dëme të mëdha. Kryesisht dëmet më të mëdha ndodhën në Gjermani, 196 numri i viktimave, dhe Belgjikë numri arriti në 42.
- Valët e nxehtësive – Në të gjithë Evropën dhe pjesë të Azisë, temperatura jashtëzakonisht të larta në periudhën e vonë të dimrit u raportuan nga 20 shkurt deri më 28 shkurt 2021. Fillimi i valës së nxehtësisë dimërore afatshkurtër u shkaktua nga një prurje avulli pluhuri Saharian. Temperaturat e larta ditore për atë periudhë ishin të ngjashme me temperaturat maksimale të larta gjatë pranverës. Një valë ekstreme e nxehtësisë preku pjesën më të madhe të Amerikës Veriore Perëndimore nga fundi i qershorit deri në mes të korrikut 2021, dhe një rritje tjetër u shënua dhe gjatë muajit Gusht. Zona e Evropës Qendrore dhe Jugore gjithashtu shënoi rekorde të larta të temperaturave. Në Shqipëri temperaturat arritën deri në 43-44 gradë gjatë muajit Korrik në disa qytete.
- Tornado dhe uraganë– Si rrjedhojë e valëve të nxehtësise, dhe krijimit të rrymave të shumta të cilat përplasen brenda në kontinent, ndodhin tornadot. Tornadot e forta dhe shkatërruese formohen më shpesh në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Argjentinë, Brazil, Bangladesh dhe Indinë Lindore, dhe disi rregullisht në periudha të tjera të vitit në të gjithë Evropën, Azinë, Australinë dhe Zelandën e Re. Vetëm në SHBA janë raportuar 966 tornado gjatë vitit 2021. Së fundmi, tornado në SHBA janë shkaktuar dhe si pasojë e stuhive të sjella nga urgani Ida.
- Ciklone tropikale – Uragani Ida ishte një stuhi vdekjeprurëse dhe shkatërruese e Kategorisë 4 Atlantike që u bë uragani i dytë më i dëmshëm dhe intensiv që goditi shtetin amerikan të Luizianës në mënyrë rekorde, pas Katrinës. Stuhia gjithashtu shkaktoi përmbytje katastrofike në të gjithë shtetet në zonën verilindore të SHBA-së. Ida filloi nga një valë tropikale në Detin e Karaibeve më 23 gusht dhe shkaktoi shkatërrime në njerëz dhe prona. Numri i viktimave ka arritur në 109 në total, si në ishujt në zonën e Karaibeve dhe Amerikës Qëndrore dhe Amerikën e Veriut – zona Lindore dhe Verilindore. Uragani Henri pasoi Idën, duke shkatuar dhe ai dëme të mëdha në Bermuda, Amerikën Verilindore dhe Nova Skotia. Zona e Atlantikut shpesh preket nga stuhi tropikale të cilat iniciojnë kryesisht në zonën Juglindore të Amerikës së Veriut.
- Zjarret – Sezoni i zjarreve në vitin 2021 përfshiu rritje të numrit të zjarreve në kontinente të shumta. Edhe në gjysmën e parë të vitit, sezonet e zjarreve ishin nga më të mëdhat në histori, me rritjen e motit ekstrem të shkaktuar nga ndryshimet klimatike (të tilla si thatësira dhe valët e nxehtësisë) duke forcuar kështu intensitetin dhe shkallën e tyre. Kontinentet e prekura janë Afrika, Azia, Evropa, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut.
Të gjitha këto ngjarje të natyrës si të bukura aq edhe të frikshme e shkatërruese, janë dukuri që ndodhin cdo vit. Problemi që është ngritur ndaj tyre është së ato janë shtuar në numër, në masën e dëmeve që shkaktojnë dhe cfarë ato premtojnë për të ardhmen. P.sh. vullkanet janë dukuri e njohur dhë ajo që ndodh me to është se pasi ato shkretojnë e djegin gjithcka rrotull, më pas krijohet një biodiversitet i ri. Bukuria e vullkaneve qëndron në pasurimin e tokës përreth me mineralet që ato mbartin me vete nga bërthama e tokës dhe pasurojnë ambjentetin që prekin në sipërfaqe. Botës së gjallë i nevojiten mineralet për të rilindur sërish.
Përmbytjet, tërmetet, stuhitë tropikale e tsunamet sa vijnë e po shtohen dhe krijojnë rrezik për njerëzimin duke sjellë shkatërrime të mëdha të parikuperueshme. Ngrohja globale ka bërë që akullnajat të rrezikohen në maksimum dhe si rrjedhojë shtohet niveli i ujrave, duke ndryshuar gjithë ciklin atmosferik. Në disa zona ka thatësira e në disa të tjera ka përmbytje.
Është koha për të bërë primare politikat imediate mbi rregullimin e klimës dhe parandalimin e shkatërrimeve të mëtejshme. Në të kundërt rreziqet do të shtohen e do të bëhen të papërballueshme në vitet e afërta.
Më poshtë keni një video të përgatitur nga Universiteti i OKB-së sesi është provuar që ka një ndërlidhje njerëzore për rreziqet e shkaqeve natyrore.
Interconnected Disaster Risks – YouTube
Burimi: UN, NASA