Fëmijët e Priskës së Vogël denoncojnë pamundësinë për të shkuar në shkollë

Zona Zero në televizionin Top News ka transmetuar në lidhje direkte problematikën e lidhur me fëmijët e mbetur pa shkollë në Priskë të Vogël në Tiranë. 35 fëmijë raportohet se nuk kanë shkuar në shkollë këtë vit të ri shkollor për shkak se në vitin 2018 shkolla e fshatit është mbyllur dhe shkolla e re është larg dhe transporti me makinë është i domosdoshëm. Një frugon privat që banorët kanë përdorur në vitin 2018 dhe të cilin e kanë paguar duke përfituar ndihmë nga shteti, është tani jashtë funksionit. Prindërit e fëmijëve kanë disa javë që trokasin në dyert e shtetit për një zgjidhje, por kërkesa e tyre nuk ka ende zgjidhje dhe ata deklarojnë se janë përballur me heshtje të plotë nga ana e institucioneve. Ish-këshilltarja bashkiake për Tiranën, Reila Bozdo, tregon se si problemi filloi në vitin 2018, dhe atë vit, si pasojë e ekspozimit të problemit, u arrit të sigurohej që prindërit të merrnin rimbursim të një kuote nga shteti për të mbuluar një pjesë të kostos së transportit.

Gazetari Thimi Samarxhi premtoi se do të angazhohet personalisht për zgjidhjen e problemit.

Deri të hënën, prindërit do të qëndrojnë në pritje të reagimit të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Tiranë.  Më pas ata do të diskutojnë se si do të përshkallëzojnë protestën e tyre.

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here