Fillon lufta ndaj TikTok, ndalohet në të gjitha pajisjet e qeverisë amerikane

Politika e re është vendosur të zbatohet dhe hyn në fuqi në mënyrë “efektive menjëherë“, sipas një emaili të marrë nga Fox News, me arsyetimin se “aplikacioni celular TikTok është një rrezik i lartë për përdoruesit për shkak të një sërë rreziqesh sigurie“.

Anëtarëve të Shtëpisë së Bardhë iu tha se ata nuk mund ta shkarkojnë ose ri-shkarkojnë aplikacionin pasi të hiqet dhe se ata që e kanë tashmë të instaluar aplikacionin do të kontaktohen për ta hequr atë.

Email-i u dërgua nga Shefi i Zyrës Administrative të Dhomës së Përfaqësuesve, Catherine L. Szpindor dhe vjen pas publikimit të projektligjit omnibus prej 4,115 faqesh, i cili përfshinte një propozim për të ndaluar TikTok nga të gjitha pajisjet qeveritare, por në atë kohë nuk përfshinte anëtarët e Kongresit ose stafin e tyre.

Rregulli i ri – i quajtur me vend Akti Jo TikTok për pajisjet qeveritare – u përfshi në projekt-ligjin më të madh pasi një ndalim i pavarur i TikTok u miratua unanimisht nga Senati i SHBA javë më parë.

Është shqetësuese që në vend që të inkurajojnë administratën të përfundojë rishikimin e saj të sigurisë kombëtare të TikTok, disa anëtarë të Kongresit kanë vendosur të shtyjnë për një ndalim të motivuar politikisht që nuk do të bëjë asgjë për të avancuar sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara,” tha zëdhënësja e TikTok Hilary McQuaide në një deklaratë.

TikTok është në pronësi të ByteDance, një kompani teknologjike me bazë në Pekin që zotëron gjithashtu Douyin, versionin kinez të TikTok.

TikTok nuk ka komentuar ende për ndalimin e ri.

Burimi: Entrepreneur
Përktheu dhe përshtati: Mendimi.al
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here