Franca ligjëron ndalimin e paketimeve plastike për frutat dhe perimet

Me fillimin e vitit të ri, Franca ka ndaluar përdorimin e ambalazhit plastik për shumicën e frutave dhe perimeve. Ndalimi hyri në fuqi të shtunën e kaluar sipas rregulloreve të reja që qeveria e presidentit francez Emmanuel Macron thotë se kanë për qëllim të heqin dorë nga plastika njëpërdorimshe pasi ndotja përkeqësohet globalisht.

Sipas rregullave të reja, preshi dhe karotat, domatet dhe patatet, mollët dhe dardhat dhe rreth 30 artikuj të tjerë nuk mund të shiten më të ambalzhuara në plastikë. Në vend të kësaj, ato duhet të mbështillen me materiale të riciklueshme. Plastika do të lejohet ende për frutat më të brishta si manaferrat dhe pjeshkët, por do të hiqet gradualisht në vitet e ardhshme.

Gjithashtu, jo vetëm për tregtinë ushqëimore, por rregulli vlen dhe për revistat dhe botimet e tjera të cilat do të duhet gjithashtu të dërgohen pa mbështjellës plastik. Restorantet e ushqimit të shpejtë (fast-food) nuk do të lejohen më të ofrojnë lodra plastike falas për fëmijët.

Më vonë këtë vit, do të ndërtohen edhe hapësira publike për të futur burime uji për të reduktuar përdorimin e shisheve plastike. Qeveria thotë se rregullorja e re pritet të eliminojë rreth 1 miliard artikuj mbetjesh plastike në vit.

Debati publik dhe kritikat e shumta për këtë rregullore të re vjen dhe nga kompanitë që prodhojnë ambalazhet plastike. Industria e paketimit të Francës ndërkohë tha se ishte e tronditur nga rregullat e reja, veçanërisht nga ndalimi i përdorimit të plastikës së ricikluar. Sindikata prej 3,500 firmash që prodhojnë ambalazhe, kanë apeluar në Këshillin Shtetëror të Francës, i cili ka juridiksion mbi mosmarrëveshjet administrative, kundër asaj që ata thonë se është një shtrembërim i tregjeve evropiane pasi ndalimi vlen vetëm për Francën.

Megjithatë, këto firma prodhuese ose të tjera të cilat mund të shikojnë paketimet me letër ose karton si mundësi të re tregu.

Burimi: LeMonde

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here