Jemi përqendruar kaq shumë tek Covid-19 sa kemi harruar që ekzistojnë dhe rreziqe nga viruse te tjera rreth nesh. Virozat e ndryshme qe po transmetohen si rrjedhojë e ndryshimeve të stinës, ulja e temperaturave që i detyron njerëzit të mbyllen brenda dhe të kenë më shumë kontakt të afërt me njëri-tjetrin, kanë cuar në shpërthimet epidemike.
Disa shpërthime të gripit të rëndë të shpendëve në Evropë dhe Azi janë raportuar ditët e fundit në Organizatën Botërore për Shëndetin e Kafshëve (OIE), në shenjë se virusi po përhapet përsëri me shpejtësi.
Në Kinë virusi ka kaluar nga shpendët tek njerëzit. Kina ka raportuar 21 infeksione njerëzore me nëntipin H5N6 të gripit të shpendëve deri më tani këtë vit, më shumë se në të gjithë vitin 2020.
Koreja e Jugut raportoi një shpërthim në një fermë me rreth 770,000 shpendë tha OIE të hënën, duke cituar një raport nga autoritetet koreano-jugore. Të gjitha kafshët u therën.
Gjithashtu Japonia raportoi shpërthimin e saj të parë të sezonit të dimrit 2021, në një fermë shpendësh në veri-lindje të vendit, tha OIE, duke konfirmuar një deklaratë javën e kaluar nga ministria e bujqësisë e Japonisë. Serotipi në këtë shpërthim ishte H5N8.
Në Evropë, Norvegjia, Belgjika, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Holanda dhe Skocia kanë raportuar shifra të konsiderueshme të infeksionit tek zogjtë pas shpërthimeve të gripit të shpendëve H5N1 në rajonin Rogaland në një tufë prej 7,000 zogjsh, tha OIE.
Gripi i shpendëve qarkullon natyrshëm midis shpendëve të egër dhe kur ata migrojnë në MB nga kontinenti i Evropës në dimër, sëmundja mund të përhapet tek zogjtë e tjerë.
Gripi i shpendëve mund të prekë njerëzit në raste të rralla nëse njerëzit prekin zogjtë e infektuar, jashtëqitjet ose folenë e tyre, ose gjatë përgatitjes së shpendëve të infektuar për gatim.
Kufizimet për nxjerrjen e shpendeve në ambjente të hapura janë njoftuar në disa zona të Europës. Kjo për të shmangur kontaktet e zogjve të fermave me ato të egra migruese të cilat mund të infektojnë ose infektohen anasjelltas dhe ta përhapin virusin në zona të ndryshme.
Burimi: The Guardian
[…] Në nëntor të vitti 2021, Mendimi.al, raportoi shqetësimin në Azi dhe Evropë për përhapjen e gripit të shpendëve, ndërkohë që vëmendja ishte e përqendruar tek Covid-19. (Lexo më shumë në link: Gripi i shpendëve me përhapje të shpejtë vë në lëvizje Evropën dhe Azinë). […]