Në New York City në 1920 – thuajse dy vite pasi epidemia vdekjeprurëse e gripit mori më shumë se 50 milionë jetë – viti i ri nisi me nota pozitive.
New York-u, i cili humbi më shumë se 675,000 njerëz prej gripit, besonte se fundi, për fat të mirë, po vinte.
Por brenda pak javësh, optimizmi filloi të zhdukej. Para fundit të muajit janar, Nju Jork Siti do të përjetonte një numër të lartë infektimesh nga gripi. Të njëjtën gjë raportonin dhe Çikago e disa qendra të tjera urbane.
Në dimrin e 1919 – 1920, amerikanët ishin lodhur nga limitimi i përditshmërisë së tyre. Thuajse të gjitha kufizimet e shëndetit publik si mbajtja e maskave, distancimi social, si dhe mbyllja e shkollave dhe kishave, ishin hequr.
Një kthim i nxituar në tubimet publike çoi në rritje të numrit të rasteve. Politikanët fajësonin pakujdesinë e qytetareve ose nuk e morën mjaft seriozisht situatën.
Ndërkohë që koronavirusi po hyn në vitin e tretë dhe numri i të vdekurve në Shtetet e Bashkuara po arrin 900,000, epidemia e gripit të vitit 1918 mund të na ofrojë disa të dhëna se si ky kapitull i historisë mund të mbyllet. Por fjala “fund” kur bëhet fjalë për viruse të tilla mund të jetë një fjalë çorientuese. Ekspertët thonë se koronavirusi mund të pësojë një formë tranzicioni duke kaluar nga një patogjen vdekjeprurës dhe përçarës, në një shqetësim më të butë dhe sezonal.
Megjithatë, eksperienca e Nju Jorkut e një shekulli më parë sugjeron se mund të vuajmë më shumë – veçanërisht nëse ulim vigjilencën.
Burimi: Washington Post