Gruaja bllokon tualetin e avionit për pesë orë pas testit pozitiv

Një mësuese e shkollës amerikane u shpreh në media se ajo kaloi pesë orë në izolim vullnetar në tualetin e një avioni pasi rezultoi pozitive me Covid-19 në mes të fluturimit.

Marisa Fotieo thotë se ndjeu se i dhemb fyti ndërsa udhëtonte nga Çikago në Reykjavik, në Islandë, më 20 dhjetor. Zonja Fotieo thotë se ajo kreu një test të shpejtë me një komplet që kishte sjellë me vete, i cili konfirmoi se ajo ishte e infektuar.

Ajo qëndroi në tualet për pjesën tjetër të udhëtimit dhe një stjuardesë i dha ushqim dhe pije. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse ajo duhej të paraqiste një test Covid-19 përpara se të hipte në fluturim.

Një video që ajo postoi në Tiktok nga brenda tualetit të avionit të Icelandair u pa më shumë se katër milionë herë. Zonja Fotieo tha se asaj iu desh të izolohej në një hotel të Kryqit të Kuq pas mbërritjes në Islandë.

Burimi: BBC

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here