Gruaja shtatzënë konteston gjobën e korsisë së ‘diamantit’ duke thënë se fetusi është pasagjer pas ndalimit të abortit

Një grua nga Teksasi po i kthehet ligjvënësve kundër abortit pasi mori një gjobë prej 215 dollarësh.

Brandy Bottone nga Plano, 34 javëshe shtatzënë u tha oficerëve të Departamentit të Sherifit të Qarkut Dallas se fetusi i saj i palindur llogaritet si pasagjer dhe për këtë arsye i jep asaj të drejtën për të përdorur korsinë e përbashkët të automobilave.

Unë tregova me gisht barkun tim dhe thashë, ‘Vajza ime është këtu. Ajo është një person‘,” tregoi Bottone, kur oficeri i policisë e ndaloi në një pikë kontrolli pasi Bottone kishte ngarë makinën në korsinë e përbashkē të automobilave.

Reagimi i saj erdhi pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të përmbysur ligjin e Roe v Wade të vitit 1973 dhe të drejtën kushtetuese për abortin.

Bottone tha se polici i tha asaj se korsia e ‘diamantit‘ kërkon minimalisht dy pasagjerë, që do të thotë “dy persona fizikë“. Sipas kodit penal të Teksasit, termi “individ” nënkupton një qenie njerëzore që është e gjallë, duke përfshirë një fëmijë të palindur në çdo fazë të shtatzënisë nga fekondimi deri në lindje.

Bottone pretendon se gjoba ishte “shkruar për të shkaktuar shqetësim“, duke shtuar: “Më vlon gjaku nga inati. Si mund të jetë e drejtë? Sipas ligjit të ri, fetusi është një jetë. E di që kjo mund të bjerë në vesh të shurdhër, por si një grua, kjo ishte tronditëse.”

Data e saj e gjyqit është caktuar për 20 korrik dhe ajo tha, “Unë do të luftoj“.

Ndërkohë, Presidenti Joe Biden ka dyfishuar mbështetjen e tij pro-zgjedhjes, duke nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të siguruar aksesin në abort dhe “sigurinë e pacientëve, ofruesve dhe palëve të treta” të premten.

Unë po i kërkoj Departamentit të Drejtësisë që, ashtu si bënë në epokën e të Drejtave Civile, të bëjë gjithçka në fuqinë e tij për të mbrojtur këto gra që kërkojnë të drejtat e tyre”, tha Biden, 79 vjeç, të premten.

Vendimi 6 me 3 i muajit të kaluar përmbysi gati 50 vjet precedent, duke u dhënë shteteve fuqinë për të miratuar ligjet e tyre rreth abortit. Arkansas, Kentaki, Luiziana, Misuri dhe Dakota e Jugut janë ndër ato që tashmë e kanë ndaluar abortin në shtetet e tyre, pasi vendosën ligjet nxitëse që guvernatorët miratuan pas vendimit të SCOTUS.

Protestat kanë shpërthyer në të gjithë vendin dhe Biden është shprehur kundër vendimit, të cilin ai e quajti “realizimin e një ideologjie ekstreme dhe një gabim tragjik nga Gjykata e Lartë“.

Vendimi vjen pasi opinioni SCOTUS u zbulua në Politico në maj. Një sondazh i kryer nga CNN ka gjetur që atëherë se 66% e amerikanëve nuk donin që Roe v Wade të përmbysej.

Teksasi miratoi ligjin e tij shumë kufizues kundër abortit vitin e kaluar. I referuar si “ndalimi i rrahjeve të zemrës“, legjislacioni e ndalon procedurën pas zbulimit të një rrahje zemre fetale, deri në gjashtë javë që është para se shumica e njerëzve të dinë se janë shtatzënë.

Burimi: People
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here