Hera e parë në universitet: Ja si është periudha e tranzicionit për adoleshentët

studente

Kalimi nga gjimnazi në universitet mund të jetë i vështirë – për disa. Ndërsa shumica prej nesh janë akoma me pushimet e verës, për disa do të thotë se ka ardhur koha e përgatitjes për universitet. Adoleshentët maturantë të shkollave të mesme vetëm pak muaj më vonë do të mbushin valixhet dhe do të nisen për një udhëtim të ri. Disa do të jenë larg vetëm disa minuta nga shtëpia, por shumë të tjerë do të jenë me kilometra në distancë nga shtëpia.

Kalimi në universitet 

Kjo kohë e ‘tranzicionit’ ka të bëjë me ndryshimin dhe rritjen, duke lënë pas komodetitetin e shtëpisë duke u zgjeruar në zona të reja dhe të panjohura. 

Fëmijët që mezi presin universitetin jane të entuziazmuar me idenë për ta provuar. Ka shumë prindër e nxenës që duan të dinë se çfarë i pret fëmijët përpara se të fillojnë rrugën e tyre, të zbulojnë situata të ndryshme dhe të futen në të panjohurën në mënyrë metodike dhe graduale. 

Janë fëmijët gati? 

Në shtator ose tetor, fillestarët e ardhshëm mund të thonë se ndihen gati për universitet. Gati për të fluturuar në ajër për t’u ulur në platformën e tyre. Duke ëndërruar se si do të jetë përvoja e tyre dhe duke pritur për një jetë të re. Dhe kjo vlen për të gjithë studentët e rinj, duke përfshirë ata që kaluan vitin e parë në shtëpi duke bërë shkollën në distancë.

Ndoshta këta studentë të vitit të dytë mendojnë se janë ambjentuar me universitetin tani. Por ky vit i ri shkollor do të sjellë me vete sfida shtesë duke u përgatitur për ri-integrimin pas-pandemik. 

Njohja e secilës fazë të tranzicionit dhe si mund të ndikojë tek adoleshenti juaj do t’ju ndihmojë të jeni të përgatitur për hapat e tyre të ardhshëm. 

  1. Procesi i largimit është nga pjesët e zakonshme të jetës. T’u thuash lamtumirë miqve, kafshëve shtëpiake dhe familjes, të kuptosh që nuk janë më pjesë e ekipit të tënd të vjetër, dhe të vendosësh se çfarë të paketosh dhe çfarë të lësh pas janë të gjitha përvoja të humbjes dhe pikëllimit. Adoleshentët shpesh janë të papërgatitur për ndjenjat dërrmuese të humbjes, veçanërisht ata që janë vërtet të ngazëllyer për universitetin. Ndjenjat që lidhen me humbjet e tyre i befasojnë ata, shto këtu dhe ndjenja e mallit për atdheun. 
  2. “Zona Gri” është disa psikologë e quajnë fazën tjetër të pasigurisë. Adoleshenti/ja juaj e ka lëshuar dhe e ka lënë platformën e tij/saj, dhe tani ai/ajo është në Zonën Gri, duke fluturuar nëpër ajër. Fëmija është i pasigurt për atë që po bën. Ai është në një territor krejtësisht të ri dhe po përcakton se cili do të jetë identiteti i tij i ri. Si fillim, mund të ketë shumë kohë të pastrukturuar dhe adoleshentët janë përgjegjës për krijimin e zakoneve të tyre të reja. Mund të jetë një kohë e vështirë plot zgjedhje dhe situata me ankth të lartë. Trurit tonë nuk i pëlqen pasiguria, dhe kështu kjo Zonë Gri mund të ndihet shumë sfiduese. 
  3. Më në fund, “Fillimet e reja” është kur studentët ndihen rehat në mjedisin e tyre të ri dhe kanë krijuar një komunitet për veten e tyre në shtëpinë e tyre të re. Kjo fazë kërkon që ata të heqin dorë nga ajo që ishte shtëpia e tyre e mëparshme, në mënyrë që të përqafojnë plotësisht atë që është jeta e tyre e re. Në këtë pikë, miqësitë janë krijuar dhe pritshmëritë e ngarkesave të shkollës janë zgjidhur. Rutinat janë krijuar, dhe ata ndihen më të sigurt në sensin e tyre të vetvetes, si dhe aftësinë e tyre për të lundruar në ndonjë nga sfidat me të cilat përballen. Çdo përvojë ndryshon në mënyrë jo të njëjtjë. Ndoshta adoleshenti juaj ndihet më komod duke menduar dhe planifikuar kursin e tij. Ndoshta një tjetër është më shumë një risk-marrëse, duke përqafuar përvoja të reja shpesh. Pavarësisht se si adoleshenti juaj i afrohet ndryshimeve në jetën e tij, është e rëndësishme që fëmija ta dijë që nuk është vetëm. Me mbështetjen e familjes në shtëpi dhe mundësitë e shumta për biseda virtuale, adoleshenti juaj mund ta bëjë kalimin në universitet të sukseshëm.
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here