Imagjinatë: Mona Lisa në kohët moderne

Mona Lisa është një nga veprat më të njohura të artit në botë. Portreti i saj tashmë vazhdon të mbetet një emblemë e pikturave legjendare, dhe njihet mirë nga cdo brez. Poza e saj në pikturën e Da Vincit tashmë është kthyer në një tipar dallues mijëravjecar, dhe spikatet nga cdokush lehtësisht.

Nëse do të imagjinonim këtë grua sa të njohur (për shkak të emrit) dhe enigmatike (historia e saj e thjeshtë) në ditët e sotme si mund të ishte portretizuar ajo në kompozimet moderne, mbase dhe nuk do të kishte peshën e famës qe ka me portretin e Leonardos.  

E kemi shkeputur disa imazhe të marra në faqe të ndryshme në internet. Plot njerëz kanë arritur ta postojnë ikonën legjendare në ditët e sotme. 

Ja t’i shohim me radhë:

  1. Mona Lisa në kafene duke shijuar ekpresin apo kapucinon e saj.

2. Mona Lisa dhe mëngjeset e saja herë me peshqirin në kokë e herë gati për të filluar ditën.

3. Mona Lisa dhe shoqnia.

4. Mona Lisa në lagje me xhaketë lëkure ose stili bohemian.

5. Mona Lisa si bloggere udhëtimesh apo influencër.

6. Mona Lisa në plazh, ose duke u nxirë ose me një surfboard në krah dhe shpirtin sportiv.

7. Mona Lisa aktivistë për shoqëritë e lira, ose vajzë shtëpiake që përkëdhel macen e saj.

8. Mona Liza që dashuron ushqimin apo vegjetariane me dietë.

Cilatdo qofshin pozat e saj, ajo mbetet sërish e adhuruar nga të gjithë për shikimin depërtues dhe thjeshtësinë e fytyrës rrumbullake mesdhetare. Të vendoset në cdo pozë tjetër, ajo fytyrë është më e famshme se portretet në kartmonedhat më të mëdha./mendimi.al

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here