Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2024, ku renditet Shqipëria

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit (CPI) për vitin 2024 ka publikuar të dhënat më të fundit mbi nivelet e korrupsionit në sektorin publik për 180 vende dhe territore. Ky indeks, i hartuar nga Transparency International, tregon se pavarësisht disa përmirësimeve, korrupsioni mbetet një pengesë madhore për zhvillimin e qëndrueshëm dhe demokracinë në shumë vende.

Shqipëria në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit 2024

Sipas raportit të publikuar, Shqipëria ka arritur një përmirësim të lehtë në renditje, duke shënuar një rezultat prej 42 pikësh nga 100, duke u ngjitur me 5 pikë krahasuar me vitin 2023. Aktualisht, vendi renditet i 80-ti nga 180 vende, duke treguar një trend paksa pozitiv në përpjekjet kundër korrupsionit.

Shqipëria ndër vite

Gjatë dekadës së fundit, Shqipëria ka treguar një përparim gradual në luftën kundër korrupsionit. Në vitin 2012, vendi kishte vetëm 30 pikë, ndërsa tani ka arritur në 42 pikë. Megjithatë, pavarësisht këtij përmirësimi, Shqipëria ende nuk ka arritur të kalojë pragun e 50 pikëve, që konsiderohet një tregues i një sektori publik relativisht të pastër nga korrupsioni.

Shqipëria dhe sfidat e mëdha në luftën kundër korrupsionit

Pavarësisht progresit të bërë, Shqipëria ende përballet me sfida të mëdha në luftën kundër korrupsionit. Pavarësisht reformave në drejtësi, ka ende sfida në implementimin e masave konkrete kundër korrupsionit në nivele të larta. Ndërkohë, lidhjet e ngushta midis biznesit dhe politikës mbeten një shqetësim i madh. Dhe për ta mbyllur, keqpërdorimi i fondeve publike vazhdon të jetë një nga sfidat kryesore për institucionet shqiptare.

Si mund të luftohet korrupsioni në Shqipëri?

Ekspertët sugjerojnë disa masa për të përmirësuar situatën në Shqipëri, ku SPAK-ut dhe institucioneve të tjera antikorrupsion duhet t’i jepet më shumë mbështetje dhe pavarësi. Publikimi i të dhënave mbi financat publike dhe prokurimet shtetërore është një tjetër hap i rëndësishëm për të parandaluar keqpërdorimin e fondeve. Gjithashtu, roli i medias investigative dhe shoqërisë civile është jetik në ekspozimin e rasteve të korrupsionit.

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here