India, prodhuesi më i madh i sheqerit po kufizon eksportet

India ka vendosur të kufizojë shitjen e sheqerit në tregje ndërkombëtare, vetëm pak ditë pasi ndaloi eksportet e drithërave.

Në një deklaratë të mërkurën, qeveria indiane tha se do të kufizojë eksportin e sheqerit në 10 milion tonë për sezonin e marketingut i cili është në shtator, për ti mbajtur cmimet nën kontroll. Shitësve u kërkohet edhe të aplikojnë për “leje specifike” nga autoritetet për cdo eksport të sheqerit nga 1 Qershori në 21 Tetor.

India është prodhuesi më i madh i sheqerit dhe eksportuesi më i madh pas Brazilit. Qeveria e Narendra Modi tha se veprimi është i nevojshmë për të ruajtur rezervat e sheqerit pas “rritjes së paprecedentë të eksporteve” vitin e fundit dhe në sezonin aktual.

Lëvizja për të kufizuar eksportet vjen në një kohë kur inflacioni i shitjes me pakicë në ekonominë e tretë më të madhe në Azi arriti 7.8% në prill, nivelin më të lartë në 8 vite.

Kjo është një tjetër shenjë e rritjes së proteksionizmit ushqimor në botë, ndërsa shumica e prodhuesve në agrikulturë kufizuan eksportet, duke i shtuar efektin shokut të furnizimeve të shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në muajin shkurt. Ukraina dhe Rusia, sëbashku, llogarisin 30% të eksporteve të drithërave.

Në vitin marketing aktual, i cili përfshin periudhën Tetor 2021 deri në Shtator 2022, mullinjtë indianë të sheqerit kanë nënshkruar deri tani kontarat eksporti për rreth 9 milion ton. Në periudhën e mëparshme 12-mujore, vendi transportoi 7 milionë ton ëmbëlsues matanë oqeanit, shifër e cila sipas qeverisë është më e larta në vitet e fundit.

Banka Botërore tha muajin e kaluar se pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka kontribuar në një tronditje historike në tregjet e produkteve të konsumit të gjerë që do t’i mbajë cmimet të larta deri në funt të vitit 2024. Ajo shtoi se cmimet e ushqimeve pritet të rriten me 22.9% këtë vit, të udhëhequra nga rritja me 40% e cmimit të drithit.

Burimi: CNN

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here