Ironia e aktivistit. Nis fushata “Mbjellim kulla”.

Aktivisti  Zirkon Disha, i njohur me protestën kundër armëve kimike, ka protestuar sot në Ditën Ndërkombëtare të Tokës. Me shumë sarkazëm ai ka goditur kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me fushatën e sotme “Mbjellim kulla”.

Zirkoni ka lëvizur nëpër Tiranë duke mbajtur në dorë një lopatë dhe në dorën tjetër një kullë të cilën e ka mbjellë në disa vende. Madje ai i ka bërë thirrje politikanëve, ministrave, deputetëve të bashkohen në fushatën për mbjelljen e kullave.

Kjo sarkazëm godet Veliajn i cili pasi miraton ndërtimin e disa shumëkatësheve, realizon një fushatë mbjellje pemësh duke e mediatizuar maksimalisht për të largur vëmendjen nga dëmi i vërtetë që ndërtimet pa kriter i bëjnë kryeqytetit.

/mendimi.al

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here