Ish-Stjuardesat e Alitalia zhvishen në qendër të Romës në shenjë proteste

Dhjetëra ish-stjuardesa nga linja ajrore italiane e mbyllur Alitalia hoqën uniformat e tyre të mërkurën dhe u shfaqën të veshura vetëm me të brendshme në një protestë të heshtur,  në qendër të Romës.

Linja ajrore dhjetëvjeçare e Italisë me një historik problemesh financiare, bëri fluturimin e saj të fundit më 14 tetor. Kompani ajrore e re, ITA, filloi fluturimet fill të nesërmen, duke përdorur disa nga avionët e Alitalia.

Ajo bleu gjithashtu markën Alitalia, por po merr më pak se 3,000 nga 10,000 punonjësit e Alitalia. Zyrtarët e sindikatës thonë se ata që do të punojnë për ITA janë duke u punësuar me nivele më të ulëta të pagave.

Rreth 50 ish-stjuardesa u rreshtuan në rreshta në një shesh në krye të Kodrës Capitoline të Romës, i ulën çantat e tyre të shpatullave të shoqërisë në kalldrëmet e rrugës, pastaj ngadalë dhe në sinkron, hoqën palltot e tyre, pastaj xhaketat uniforme, pastaj fundet, pastaj hoqën këpucët me taka.

Ato qëndruan zbathur, të veshur vetëm me një këmishë, në heshtje për disa minuta. Pastaj mblodhën me kujdes rrobat dhe këpucët dhe së bashku bërtitën: “Ne jemi Alitalia!”

Drejtuesit e sindikatave kanë bërë presion që qeveria të zgjasë përfitimet e papunësisë deri në për pesë vjet.

Burimi: AP

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here