Dëshironi të humbisni peshë? Është koha për t’u zgjuar herët. Një studim i ri zbulon se përfshirja në ushtrime të moderuara deri në të rënda midis orës 7 të mëngjesit dhe 9 të mëngjesit është koha optimale për humbje peshe.
Studiuesit nga Universiteti Franklin Pierce zbuluan se individët që stërviteshin herët në mëngjes shfaqnin një BMI më të ulët dhe perimetër të belit më të hollë. Është interesant fakti se ky grup ishte ai që qëndronte më së shumti ulur në mesin e atyre që ushtroheshin në mesditë dhe mbrëmje.
Megjithëse provat në lidhje me kohën optimale të aktivitetit fizik kanë qenë të diskutueshme, studimi i ri ka zbuluar se fillimi i ditës duket të jetë koha më e mirë për të përmirësuar lidhjen midis aktivitetit ditor fizik të moderuar dhe obezitetit.
Historikisht, shumica e hulumtimeve janë fokusuar në frekuencën, intensitetin dhe kohëzgjatjen e aktivitetit fizik. Pak kanë menduar se si koha gjatë së cilës ushtrohemi mund të ndikojë në rezultatet e tij.
Ky është një studim i ri emocionues kështu që planifikoni stërvitjen në mëngjes përpara emaileve, telefonatave ose takimeve që mund t’ju shpërqendrojnë.
Njerëzit në grupin e mëngjesit gjithashtu raportuan se kishin dieta më të shëndetshme dhe konsumonin më pak kalori për njësi të peshës trupore krahasuar me njerëzit që ushtroheshin më vonë gjatë ditës.
Gjithsej 5,285 persona u përfshinë dhe u ndanë në ushtrues të mëngjesit, mesditës dhe mbrëmjes.
Ata në grupin e mëngjesit (642 persona) ishin 10 deri në 13 vjet më të vjetër se dy grupet e tjera.
Gjetjet janë publikuar në revistën Obesity, The Obesity Society (TOS).
Burimi: itv.com
Përktheu dhe përshtati: mendimi.al