Ja si jeton koronavirusi në maskë. Kujdes!

Masa me të cilën jemi të mbrojtur nga ekspozimi ndaj koronavirusit Covid-19 varet nga materiali dhe struktura e maskës që përdorim. Kuptohet, që maska, sidoqoftë ajo, është më mirë se sa ekspozimi pa maskë. Tani ka kaluar mjaftueshëm kohë për të qenë më të qartë mbi virusin pandemik dhe mbrojtjes ndaj tij.

Grimcat e SARS-Cov-2 janë shumë të vogla, me diametër mesatar 0.1 mikrometër. Ekspertët thonë se SARS-Cov-2 qëndron aktiv në pambuk 24 orë.

Kur jeni në udhëtim duhet të vendosni disa shtresa pambuku në mënyrë që të parandaloni piklat dhe njëkohësisht të lejoni frymëmarrjen. Maskat kirurgjikale e arrijnë këtë me efektivitet më të lartë.

Në një studim të publikuar nga Lancet, autorët thonë se nëse nuk e keni rutinë të dezinfektoni maskën me produkte që përmbajnë 60% alkool, 62-71% ethanol, 0.5% hydrogen peroxide ose 0.1 % sodium hypochlorite, koronavirusi që shkakton COVID-19 mund të qëndrojë në shtresën e jashtme të maskës kirurgjikale për një javë. Prandaj është e rëndësishme që kur përdorni një maskë kirurgjikale të mos e prekni me dorë pjesën e jashtme të saj e më pas të prekni sytë.

Temperatura është gjithashtu influencuese në stabilitetin e virusit, po aq sa materiali. SARS-CoV-2 duket të jetë ekstremisht stabël në 4°C. Në këtë temperaturë, potenciali infektues i virusit ulet shumë ngadalë dhe është prezent deri në dy javë, ndërsa kur studjuesit e rritën temperaturën e inkubimit në 70°C, koha e çaktivizimit të virusit u ul në pesë minuta. Është e rëndësishme që të mbahet në vëmendje se nëse një kulturë virale konstatohet në një sipërfaqe, kjo nuk do të thotë se kjo sipërfaqe është infektuese në shkallë të lartë.

Megjithatë ka ende shumë të panjohura, dhe rruga më e sigurtë është kujdesi dhe dezinfektimi i materialeve si edhe larja e tyre me sapun dhe ujë të ngrohtë.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here