Ja si sillet koronavirusi në trupin tuaj. Eksperti amerikan shpjegon gjithçka.

Një ekspert shpjegon pse dhe si virusi i ‘‘merr peng’’ qelizat tuaja.
Ben Neuman, PhD, është shefi i Departamentit të Biologjisë në Universitetin A&M-Texarkana, në Teksas. Ai është një studiues i cili ka punuar prej 24 vjetësh me koronaviruset, dhe shpjegon në mënyrë të thjeshtuar se si trupi përpiqet të mbrojë veten ndaj koronavirusit që shkakton Covid-19, dhe çfarë ndodh kur ai nuk mundet.

Në një ditë të zakonshme, trupi ynë është gjithmonë nën presionin e pushtuesve.

‘‘Çdo qelizë duhet t’i raportojë sistemit imunitar se çfarë po bën gjatë gjithë kohës’’, shpjegon Neuman. ‘‘Ka molekula speciale që e bëjnë këtë. Ato marrin kampione të asaj që në bëjmë dhe e ekspozojnë duke i thënë sistemeve të tjera në trup ‘‘hej grupi, çfarë mendoni për këtë?’’.

Kur trupi gjen një pushtues si ky koronavirus, ai ndërmerr veprime. Zakonisht kur trupi juaj detekton një pushtues, ai aktivizon përgjigjen imunitare të brendëshme për ta luftuar virusin në mënyrë të përgjithëshme deri sa të gjejë përgjigjen imunitare më të zgjuar dhe më të përshatshme për ta futur në veprim. Kjo linjë e dytë mbrojtjeje fillon një kaskadë të tërë të mrekullueshme që përfshin prodhimin e qelizave vrasëse T. ‘‘Puna e tyre është të shkojnë dhe të godasin duke hapur vrima në çdo qelizë që është e infektuar me virus’’, shpjegon ai. ‘‘Ato njohin, detektojnë dhe shkatërrojnë. Tek njerëzit që i mbijetojnë infeksioneve me koronavirus dhe e bëjnë këtë gjë mirë, nëse u bën kontrollin e gjakut më pas, siç ne gjetëm me SARS, zbulon se ata kanë përgjigje shumë të mirë të qelizave vrasëse T. Dhe tek ata që nuk e kaluan mirë, nuk kanë përgjigje të mirë të qelizave T’’.

Por Koronaviruset përpiqen që të mbeten të padedektueshme.

Si çdo virus tjetër, koronavirusi i ri Covid-19 është jodiskriminues dhe narcisizt, ai dëshiron të bëjë sa më shumë shumëfishime e mundur të vetvetes. Nuk është qëllimi i tij të vrasë njerëz, edhe pse disa herë përfundon që e realizon këtë. Ai thjesht do të sigurojë vazhdimësinë e vetes, prandaj i ngjitet qelizave tuaja, injekton RNA-në atje dhe riprogramon qelizën që të kthehet në një virus dhe të riprodhohet në formë të më shumë viruseve.

Trupi juaj ka një sistem, të quajtur rrugëkalimi interferon, ‘‘i cili është si një ulërimë për ndihmë që sistemi imunitar i dërgon qelizave’’, shpjegon Neuman. ‘‘Ajo është një molekulë komunikuese. Dhe koronavirusi arrin që t’i bjerë shkurt këtij rrugëkalimi. Ai përpiqet që ta vërë atë në heshtje në mënyrë që virusi të rritet në qetësi. Nëse ju ia dilni që ta merrni sinjalin në kohën e duhur, ju mund t’ia mbyllni derën koronavirusit dhe të realizoni një përgjigje imunitare të mirë. Por nëse ju jepni përgjigjen e gabuar, koronavirusi fiton’’.

Ku i pëlqen koronavirusit të jetojë në trupin tuaj?

‘‘Koronavirusit dhe viruseve gripale u pëlqen që të qëndrojnë në sipërfaqe të mushkërive – në pjesën ku ajri prek qelizat – dhe pastaj ato preferojnë të largohen nga erdhën për të infektuar dikë tjetër. Dhe ata janë shumë të mirë në bërjen e kësaj.’’, thotë Neëman. ‘‘Por ato nuk kanë një tru, dhe ato nuk janë përfekte. Rastësisht, një nga to do të bëjë rrugën e gabuar dhe do të përfundojë në rrugët e gjakut. Ky virus rritet mirë në mëlçi’’, shpjegon Neuman, ‘‘por ai asnjëherë nuk do mbërrijë atje sepse mëlçia nuk është e lidhur me mushkërinë. Njësoj me shpretkën dhe zorrët. Vetëm 5% e njerëzve që kishin SARS përfshinin djahrrenë, dhe në raste të rënda, mund të jetë i aftë të arrijë në tru. Në atë pjesë të trurit që kontrollon frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës. Dhe ka të dhëna nga rastet me SARS që ai mund të arrijë deri atje, por vetëm në rastet kur gjithçka tjetër ka rënë.’’

Nëse imuniteti juaj është i kompromentuar, trupi juaj nuk I kap dot këto viruse.

Në mënyrë ideale, trupi juaj krijon një përgjigje të balancuar imunitare ndaj pushtuesve. Por nëse imuniteti juaj është i kompromentuar – ndoshta jeni nën trajtimin ndaj kancerit, ose keni një transplant organi, ose jeni pozitiv ndaj HIV, ose keni një sistem imunitar të sforcuar – ‘‘kjo do të thotë se përgjigja imunitare e balancuar nuk është e mundur. Në këtë rast, fatkeqësisht, e vetmja mënyrë është të ndërmerren hapa që të mos e marrësh fare virusin.’’

Edhe nëse sistemi juaj imunitar nuk është i kompromentuar, virusi mund të marrë avantazh mbi ju.

Simptomat respiratore që vijnë me këtë sëmundje, veçanërisht në raste të rënda, ndodhin si rezultat i përpjekjes që bën trupi juaj për tu vetëmbrojtur. Kur virusi infekton pjesën e mushkërisë nga mesi e poshtë, të cilën ky koronavirus e bën, trupi dërgon qeliza për ta ndaluar këtë. ‘‘Trupi juaj ndërmerr një politikë shkatërruese të burimeve që mund të përdorë armiku për të pushtuar – disa qeliza shkojnë përmes mushkërive, dhe duke u përpjekur të shkatërrojnë vendin, dëmtojnë shtresa të shëndetshme. Nëse aty nuk ka qeliza të gjalla, virusi nuk ka se ku ngjitet për tu shumuar, dhe nuk të bën dot asnjë dëm.’’, shpjegon Neuman.

Dhe në raste të rënda, kapaciteti i mushkrive tuaja bëhet më i vogël.

Ndërsa ‘‘politika shkatërruese e burimeve që mund të përdorë armiku’’ po ju mbron nga një sulm pushtues, po zvogëlon edhe kapacitetin e mushkërive tuaja. Trupi juaj përpiqet që ta rikthejë atë kapacitet, por ky nuk është proces i paqtë. ‘‘Është njësoj sikur po bëni riparime më një katedrale mesjetare, do ta mbushin pjesën e brendëshme me skela për të mbështetur gjithçka. Në këtë mënyrë disa hapësira që duhen për dhoma ajri në mushkëri, janë të zëna. Eventualisht, këto skela do të largohen dhe ju do të keni mundësi të merrni frymë lirisht.’’, thotë Neuman. ‘‘Por ky proces merr disa muaj. Kështu njerëzit që kalojnë versionin e rëndë kanë nevojë për oksigjen përmes pajisjeve. Kjo merr shumë burime spitalore.’’

Çfarë duhet bërë për ta mbajtur sistemin imunitar që të funksionojë mirë.

Ideja se duhet ta fuqizojmë shumë sistemin imunitar sa më shumë e thënë nga disa mjekë, është e gabuar, sepse nëse e energjizojmë shumë sistemin imunitar ai shkakton që trupi të sulmojë vetveten.

Por ju mund të siguroheni që sistemi juaj imunitar po funksion në mënyrë optimale duke i dhënë trupit mundësi të riparohet, qetësohet dhe çlodhet’’, shpjegon Neuman. ‘‘Kjo është ekzaktësisht ajo që do t’ju bëjnë në spital. Do t’ju japin qëndrim shtrati, shumë lëngje, për tu siguruar se gjithçka shkon sa më mirë. Pjesa tjetër është pritje ndaj virusit.’’

A ndihmon larja e duarve ta shmangësh virusin?

Neuman thotë se sapuni është fantastik në çaktivizimin e virusit. Këtë gjë e bëjnë edhe alkooli dhe disa dezinfektues xheli, por jo në mënyrë aq të menjëherëshme sa virusi. Alkooli e denatyron shtresën e virusit, por vetëm kur alkooli avullon ai godet virusin duke i hapur vrima. Prandaj duhet lënë të avullojë deri sa të thahet vetë duke shmangur fshirjen dhe fërkimin përpara se të jetë tharë. /mendimi.al

Burimi: www.menshealth.com

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here