Njerëzit e kanë marrë të mirëqenë zgjedhjen ndërmjet punës në distancë dhe asaj hibride dhe dëshirën për t’u bërë një nomad digjital, duke punuar kudo në botë – e duke marrë pagën njësoj sikur jetojnë në New York ose San Francisco. Tani, bota po fillon të shohë ëndrrën e një jave pune katër-ditore dhe fundjavës tre-ditore duke u bërë realitet.
Një program pilot nga grupi Global 4 Day Week që po drejton këtë lëvizje, po teston një javë pune 4-ditore në 35 kompani të Amerikës së Veriut dhe rreth më shumë se 20 kompani globale. Në total, rreth 2,000 punonjës do të marrin një ditë pushimi me pagesë në javë gjatë këtij eksperimenti. Këto shifra nuk përfshijnë kompanitë që e kanë miratuar tashmë këtë program javor të shkurtuar.
Organizatat pjesëmarrëse në programin pilot variojnë nga startup-et e vogla tek korporatat e mëdha globale. Ato përfaqësojnë një gamë të gjerë sektorësh, duke përfshirë analizën kulturore për informacionin shëndetësor, prodhimin, telekomunikacionin, teknologjinë dhe dizajnin e uebit, ndërtimin, mikpritjen, energjinë, PR, marketingun dhe markën, dhe shërbimet e investimeve.
Kohët e fundit, ka pasur një numër startup-sh të cilët janë mbështetur nga kapitali sipërmarrës i abonuar në projektin 4-ditor të javës së punës.
Dockwa është një nga startup-et e para të teknologjisë që kishte një javë pune ekzistuese 4-ditore, e cila mori një sasi të konsiderueshme fondesh nga investitorët. Në vend të së premtes së shumëpritur pushim, CEO i Dockwa, Mike Melillo zgjodhi të përfshijë të hënën në fundjavën e re treditore. Kjo ditë pushimi nuk ka asnjë pengesë dhe as nuk ndikon negativisht në kompensimin e punonjësve, kohën e lirë ose orët që u nevojiten për të punuar, u shpreh Melillo.
Ryan Breslow është themeluesi më i ri dhe ish-CEO i Bolt, një kompani financiare teknologjike me rritje të shpejtë, me misionin për “të ndryshuar botën e tregtisë elektronike duke rregulluar sektorin me më shumë dhimbje koke: pagesën tek arka”. Breslow vuri një bast të madh mbi idenë se duke u kujdesur mirë për ekipin e tij, ata do të performonin edhe më mirë. Duke punuar me orë të gjata, pesë ditë në javë, dhe ndonjëherë edhe në fundjavë, ndiheni të rraskapitur. Me vetëm dy ditë të shkurtra pushimi çdo javë, keni pak kohë për t’u shplodhur. Për të zgjidhur këtë dilemë, Breslow iu bashkua fushatës, tashmë në rritje, katër-ditore të javës së punës.
Më poshtë do të gjeni disa nga kompanitë dhe shtetet që po pilotojnë projektin:
Disa nga kompanitë fitimprurëse që vendosën të ndërmarrin projektin pilot në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada:
· simPRO
· M’tucci’s Restaurants
· CULTIQUE
· Advanced RV
· Floodlight Invest
· Seed&Spark
· Kickstarter
· Mental Health Advocacy Services
· IPR Denver
· GillespieHall Strategic Communications and PR
· WYNDR
· Fresh Squeezed Ideas
· GLIDE Design
· OwnTrail
Disa nga vendet në mbarë botën që kanë nisur një javë pune të shkurtuar:
· Irlanda
· Skocia
· Spanja
· Japonia
· Islanda
· Emiratet e Bashkuara Arabe
· Belgjika
Sa i përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kohët e fundit, kongresmeni demokrat Mark Takano, prezantoi legjislacionin që do të reduktonte javën standarde të punës nga 40 orë në 32 orë. Takano tha në një deklaratë për shtyp, “Një javë më e shkurtër pune do të sjellë përfitime si për punëdhënësit ashtu edhe për punonjësit”. Takano shtoi, “Programet pilot të drejtuara nga qeveritë dhe bizneset në të gjithë globin kanë treguar rezultate premtuese, pasi produktiviteti u rrit dhe punëtorët raportuan ekuilibër më të mirë punë-jetë, më pak nevojë për të marrë raporte ditore për sëmundje, moral të rritur dhe shpenzime më të ulëta për kujdesin ndaj fëmijëve, sepse ata kishin më shumë kohë për familjen dhe fëmijët e tyre.”
Kongresmeni gjithashtu, tha: “Javët më të shkurtra të punës kanë treguar gjithashtu se reduktojnë më tej primet e kujdesit shëndetësor për punëdhënësit, ulin kostot operacionale për bizneset dhe kanë një ndikim pozitiv mjedisor sipas studimeve.” Takano pohon se punëtorët do të përfitonin nga ky ndryshim, pasi propozimi i tij do t’i lejojë punonjësit që të kompensohen për punët jashtë orarit, për çdo orë të punuar mbi 32 orët e detyruara.
Një javë pune e shkurtuar do t’i ndihmonte njerëzit të kenë një ekuilibër më të mirë të punës dhe jetës. Ne gjithashtu ka të ngjarë të shohim përpjekje për ditë pune pesë-orëshe dhe më shumë njerëz që zgjedhin opsionet e punës në distancë, modelet hibride dhe programe të tjera.
Kompanitë do të përfitojnë, pasi do të kenë një fuqi punëtore më të lumtur që është mirënjohëse dhe e motivuar. Punonjësit që trajtohen mirë ka të ngjarë të punojnë më shumë, gjë që do të rriste produktivitetin dhe fitimet.
Burimi: Forbes