Vetëm dy javë para vdekjes së tij, fizikani i njohur Stephen Hawking paraqiti një punim kërkimor që sugjeron universet paralele dhe parashikon fundin e këtij universi.
Hawking dhe bashkëautori i tij Thomas Hertog botuan kërkimin e tyre duke detajuar se si shkencëtarët mund të jenë gjithashtu në gjendje të zbulojnë universe të tjerë duke përdorur një anije kozmike. Sipas Hertog, Hawking e përfundoi shkrimin e kërkimit nga shtrati i tij i vdekjes, duke lënë pas një trashëgimi të fundit që është e denjë për çmimin Nobel. “Ai është nominuar shpesh për Nobelin dhe duhet ta kishte fituar atë. Tani ai nuk do mundet kurrë”, tha Hertog për Sunday Times.Duke përdorur “teorinë e tij pa kufi” që ai shpiku me fizikanin James Hartle, Hawking përshkruan se si Toka u krijua gjatë Big Bengut. Teoria e tij argumenton se fenomeni i Big Bengut u shoqërua nga disa “Big Bangs”, dhe kështu janë krijuar universe të shumta.
Megjithëse konsiderohet e pamundur të matet multiversi, punimi përfundimtar i Hawking hulumtoi se si këto universe mund të gjenden duke përdorur një sondë në një anije kozmike.Hertog tha se Hawking u frymëzua për të shkruar letrën sepse të dy donin t’i jepnin konceptit të multiversit një “kornizë shkencore të testueshme“. Teoria e inflacionit, ku universi u zgjerua në mënyrë eksponenciale pas Big Bengut dhe më pas vazhdoi të zgjerohej me një ritëm më të ngadaltë, konsiderohet ende e pamundur për t’u testuar. Por punimi përfundimtar i Hawking ofron një teori që mund të testohet, duke e bërë atë një ndryshim themelor në mënyrën se si koncepti i multiversit mund të trajtohet.
Por ndoshta aspekti më i diskutueshëm i letrës së Hawking është parashikimi i tij se si do të përfundojë ky univers. Hawking tha se ky univers përfundimisht do të zbehet në errësirë, njësoj si një yll që i mbaron energjia. Teoria nuk është e preferuar nga disa kozmologë dhe mori komente të përziera nga kolegët.
Megjithatë, kjo nuk e ndaloi kurrë Hawking që të paktën të paralajmëronte njerëzit për fatin e universit. Hawking gjatë një fjalimi në Festivalin Starmus sugjeroi që njerëzit të gjenin një mënyrë për të lëvizur nga ky planet para se të ishte tepër vonë.