Kina pati këtë javë më shumë se 5,000 infeksione të reja Covid-19 për herë të parë që nga ditët e para të pandemisë, pasi shpërthimet e variantit shumë ngjitës omicron i shtynë zyrtarët të mbyllin më shumë qytete dhe të vendosin kufizime të mëtejshme.
Të martën ishin gjithsej 5,154 raste të reja, nga të cilat 1,647 ishin asimptomatike, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë. Ndonëse nuk është një numër i madh nëse krahasohet globalisht, është një shifër domethënëse për Kinën e cila i ka mbajtur rastet të ulëta për dy vitet e fundit përmes një strategjie strikte Covid Zero që tani po sfidohet nga Omicron.


