Në profesionin tim më duhet që të takoj çdo ditë gra, të moshave nga më të ndryshmet. Kjo ka bërë që të mësoj shumë rreth dëshirave dhe mendimeve të tyre, edhe pse tipologjia e femrave është sa e njëjtë, aq edhe e ndryshme.
Megjithatë, përpos vendeve më të mira për të shkuar në takimin e parë, apo si të planifikoj një udhëtim surprizë, kam mësuar edhe dy arsyet kryesore që çojnë në ndarjen e një çifti: tradhtia dhe çështjet financiare.
Por thjesht t’ja vësh fajin tradhtisë është pak e tepruar. Zakonisht, mungesa e intimitetit seksual shpeshherë i paraprin tradhtisë, pasi burrat duan më shpesh seks, kurse gratë kërkojnë ndërveprime më cilësore dhe romantike. Kjo shpjegon edhe pse pornografia është më popullore në mesin e burrave.
Ndërkohë, çështjet financiare janë një tjetër pikë kryesore. Paratë janë të lidhura me pushtetin, kontrollin, mundësitë dhe sigurinë. Kjo ka të bëjë shumë më tepër se sa vetë paratë. Shpesh, njerëzit mashtrojnë veten dhe njëri-tjetrin kur bëhet fjala për paratë.
Që të evitoni ndarjen, është rëndësishme t’i kushtoni vëmendje njëri-tjetrit. Dhe mesa kam dëgjuar nga bisedat me pacientet e mia, është e rëndësishme që burrat të shprehin ndjenjat e tyre, në mënyrë që të përforcojnë dashurinë.
Gjithsesi, mendoj se ka shpresë. Kam vënë re se numri i martesave është rritur dhe numri i divorceve mes çifteve është ulur, sidomos pas pandemisë. Le të shpresojmë që ky trend do vazhdojë.