Sipas vlerësimeve të Bloomberg Economics, kokaina do të bëhet eksporti kryesor i Kolumbisë, duke kapërcyer naftën, pasi prodhimi i lëndës narkotike vazhdon të zgjerohet pasi qeveria po merr një politikë më të butë në lidhje me drogën.
Eksportet e naftës shënuan një rënie prej 30% në gjysmën e parë dhe tendenca e tregtisë së kokainës është rritur vazhdimisht, që do të thotë se kjo e fundit mund të jetë eksporti nr. 1 i Kolumbisë që këtë vit, sipas ekonomistit të Bloomberg, Felipe Hernandez.
Prodhimi i kokainës në Kolumbi u rrit në një rekord 1,738 ton vitin e kaluar, ndërsa sasia e tokës së mbjellë me koka, lënda e parë për prodhimin e drogës, u rrit 13% në një rekord 230,000 hektarë, sipas një raport i Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin e publikuar këtë javë.
Hernandez tha se rritja e prodhimit të kokainës ka pasur një efekt afatshkurtër në aktivitetin, kërkesën e brendshme dhe llogaritë e jashtme, ndërkohë që nuk duket se lidhet me performancën e pesos kolumbiane.
Presidenti Gustavo Petro, lideri i parë i majtë kolumbian, ka ndryshuar qasjen e kombit ndaj trafikut të drogës, duke kërkuar të godasë bosët e drogës që përfitojnë më shumë nga shitja e narkotikëve jashtë shtetit sesa të synojë prodhuesit e gjetheve të kokas, të cilët janë hallka më e dobët në zinxhirin e prodhimit. Petro po kërkon bisedime me grupet kryesore të trafikut të drogës në vend, me shpresën për t’i dhënë fund gjashtë dekadave të konfliktit civil përmes marrëveshjeve të paqes.
Burimi: bloomberg.com
Përktheu dhe përshtati: mendimi.al