Konflikti Rusi – Ukrainë: Çfarë ka ndodhur gjatë natës?

Forcat ruse kanë filluar të mbyllin pushtimin në qytetin e Kievit, pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu lut komunitetit ndërkombëtar për ndihmë dhe u zotua të qëndrojë në kryeqytet pavarësisht se ishte “objektivi numër një i Rusisë”.

Një zyrtar i lartë ukrainas tha se trupat ruse do të hyjnë në zonat jashtë kryeqytetit më vonë sot dhe se forcat qeveritare po mbronin pozicionet në katër fronte.

Presidenti Zelensky tha: “Armiku më ka shënjestruar si objektivin numër një. Familja ime është objektivi numër dy. Ata duan të shkatërrojnë Ukrainën politikisht duke shkatërruar kreun e shtetit.

“Do të qëndroj në kryeqytet. Familja ime është gjithashtu në Ukrainë.”

Ministri i Jashtëm i Ukrainës tha se vendi i tij po vuan “sulme të tmerrshme raketash” që nuk janë parë që nga Lufta e Dytë Botërore, pasi artileria ruse goditi Kievin në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Dmytro Kuleba shkroi në Twitter më herët këtë mëngjes: “Hera e fundit që kryeqyteti ynë përjetoi diçka të tillë ishte në vitin 1941 kur u sulmua nga Gjermania naziste. Ukraina e mundi atë të keqe dhe do ta mposhtë edhe këtë të keqe.”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se i ka kërkuar të 27 liderëve europianë nëse vendi i tij do të pranohet ose jo në Nato, por ende nuk ka marrë një përgjigjje. “Të gjithë janë të frikësuar, asnjëri nuk përgjigjet”, – tha ai. “Ne jemi të vetëm në mbrojtjen e vendit tone. Kush do të luftojë me ne tani? Të them të drejtën, nuk shoh askënd.” 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here