Kosova vazhdon me rregullat e ashpra të COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës tha më 24 janar se masa e re e qeverisë për të lejuar hyrjen në vend vetëm për qytetarët me vaksinë përforcuesë është e justifikuar për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike.

Ministria e lëshoi ​​deklaratën pas ankesave të qytetarëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për rregullat e reja strikte të cilat, sipas tyre, pengojnë lirinë e lëvizjes.

Më 21 janar, qeveria e Kosovës vendosi të ashpërsojë masat për COVID-19 për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve të reja në ditët e fundit. Masat përfshijnë kufizim të lëvizjes nga ora 22 deri në 5 të mëngjesit, kërkesë që kafenetë dhe restorantet të mbyllen në orën 21, si dhe ashpërsimin e rregullave për hyrje në Kosovë.

Për hyrjen në Kosovë, udhëtarët duhet të dëshmojnë se kanë marrë dy doza të vaksinave kundër COVID-19 plus një dozë përforcuese, ose nëse nuk kanë marrë një dozë përforcuese, atëherë duhet një test negativ PCR jo më i vjetër se 48 orë. Masat e reja kanë hyrë në fuqi më 22 janar dhe do të jenë të vlefshme deri më 4 shkurt. “Të gjitha masat ishin rezultat i analizave të rregullta të situatës epidemiologjike me COVID-19 në vend dhe konsultimeve me profesionistët shëndetësorë”, tha ministria.

Ministria e Shëndetësisë ka rikujtuar se nga mesi i javës së kaluar, Kosova ka shënuar rritje të shpejtë të të infektuarve me COVID-19, duke shkuar në mbi 3000 raste të reja në ditë, gjë që ka shkaktuar edhe rritje të numrit të pacientëve të shtruar.

Megjithatë, ministria shtoi se deri në fund të javës, autoritetet mund të rishikojnë vendimin pasi të monitorojnë çdo ditë situatën epidemiologjike të lidhur me COVID-19. Një numër i madh i qytetarëve nga Shqipëria nuk janë lejuar të hyjnë në Kosovë në pikën kufitare të Morinës për shkak të rregullave të reja të datës 22 janar.

Nga kjo masë preken edhe qytetarët nga Maqedonia e Veriut, të cilët gjithashtu udhëtojnë shpesh drejt Kosovës. Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi i tha portalit të lajmeve në Prishtinë Indeksonline se ishte i befasuar nga vendimi i autoriteteve të Kosovës pasi situata me COVID-19 është e njëjtë në të dy vendet. “Shpresoj që Qeveria e Kosovës ta shqyrtojë vendimin këtë javë dhe të kthejë masat e mëparshme”, citohet të ketë thënë Grubi më 23 janar.

Burimi: Intellinews

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here