Arrestohet turistja për përshëndetje naziste në Aushvic

Policia polake tha të dielën se kishte arrestuar një turiste holandeze për përshëndetjen naziste në vendin e ish-kampit të vdekjes Auschvic-Birkenau.

“Oficerët nga Oswiecim (Poloni) arrestuan sot një grua 29-vjeçare nga Holanda”, shkroi policia rajonale në Twitter. Turistja kishte kryer përshëndetjen e Hitlerit përpara portës “Arbeit Macht Frei”, shtuan ata. E arrestuara u akuzua për përfshirje në propagandë naziste. Ajo ka dëshmuar vetë për ngjarjen. Prokurorët i dhanë asaj një gjobë si dënim, të cilën ajo e pranoi, sipas agjencisë polake të lajmeve PAP.

Ajo shtoi se ajo u kap në flagrancë nga rojet ndërsa pozonte për një foto të bërë nga bashkëshorti i saj. Turistja e shpjegoi atë si një shaka të keqe, raportoi për PAP oficeri i policisë rajonale Bartosz Izdebski. Duket qartë që shakaja nuk është mirëpritur as si e tillë, në një vend ku dhimbja nga Holokausti akoma nuk ka kaluar për shumë.

Gjermania naziste ndërtoi kampin e vdekjes në Oswiecim pasi pushtoi Poloninë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vendi i Holokaustit është bërë një simbol i gjenocidit të Gjermanisë naziste ndaj gjashtë milionë hebrenjve evropianë, një milion prej të cilëve vdiqën në kamp midis viteve 1940 dhe 1945 së bashku me më shumë se 100,000 johebrenj.

Burimi: AFP, PAP

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here