Kryeministri i Kosovës kundërshton vendosjen e modelit të Bosnje Hercegovinës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk do të lejojë “boshnjakizimin” e Kosovës, në një intervistë për BBC të martën në emisionin HardTalk. Kurti tha se është kundër krijimit të një shteti serb brenda Kosovës, të ngjashëm me Republikën Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë. Ai i tha BBC-së, “Nëse duan të përsërisin Bosnjën në Kosovë, unë nuk do ta lejoj këtë… populli më votoi për të parandaluar boshnjakëzimin e Kosovës”.

Ai tha se qeveria e tij do të ndihmojë serbët etnikë në Kosovë po aq sa shqiptarët etnikë, ndërsa denoncoi planin e supozuar të Beogradit si “një shtet brenda një shteti”.

Kryeministri shtoi se dialogu me Serbinë nuk është i lartë në axhendën e tij, por se ai nuk do të neglizhohet.

Fokusi i tij është ekonomia, sundimi i ligjit dhe pandemia COVID-19, e ndjekur nga dialogu. “Nuk dua të neglizhoj normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por zhvillimi ekonomik nga njëra anë dhe sundimi i ligjit nga ana tjetër, si dhe pandemia, do të thotë se dialogu me Serbinë është i katërti në agjendën tonë për ndërtimin e një vend demokratik”, tha Kurti.

Burimi: BBC

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here