Koncepti i ngritjes së murit rishfaqet dhe nga poligloti shqiptar. Në 3 Qershor, në një kronikë të Ora News, prezantohet një krijim i ri artistik i poliglotit Robert Aliaj Dragoti. Vepra e tij “Të pashmangshmen”, prezantohet me ekspozitën në mjediset e COD në Kryeministri. Sipas kuratorit dhe vetë autorit, ekspozita është menduar të trajtojë ngjarje tronditëse sociale gjatë viteve të tranzicionit politik. Në intervistën e tij artisti tregon se si ai qëndron përballë një muri ideologjik si kontekst i një dialogu të munguar apo në përballje për transformim si një pengesë, si një anti-komunikim. Ekspozita kurohet nga Klod Dedja, i cili u shpreh se kjo shfaqje ngjalli interes tek ai që në momentin e parë, duke u nisur dhe nga natyra rebele dhe eksperimentale e Dragotit (Robertit). Artisti i njohur për estravagancën e tij, shpreh që përballet me pengesa në cdo kohë.
E kush nuk perballet? Të gjithë kemi muret tona të ngritura, ku herë pas here na duhet t’i rrëzojmë e të ngremë të tjera. Por nëse Roberti i referohet kohës se tranzicionit politik, duhet të jetë pak më i qarte së cilës periudhë konkretisht i referohet. Nëse na sjell në mendje sërish, trazirat e viteve të rrëzimit të komunizmit, apo një dhjetëvjecar më vonë, ku nuk dinim akoma se si është të jetosh në demokraci? Të dyja periudhat sjellin në mendje rebelizmin e artistëve të kohës, të cilët sollën ndryshime jo vetëm në rrymën e tyre muzikore, por dhe në mentalitetin e kohës.
Në një paralelizëm kohor, këtë lloj shprehje të fortë të barrierave personale e kemi parë dhe tek legjendarët Pink Floyd. Pink Floyd në 1979 lëshoi albumin “The Wall”, i cili u pasua me turin e sukseshëm të grupit gjatë 1980-81, dhe në 1982 u bë dhe filmi më të njëjtin tiull. /mendimi.al