Ky qytet simpatik italian do t’ju paguajë 30,000 euro për t’u zhvendosur atje

Presicce, e vendosur në thembrën e çizmes së Italisë, po përpiqet të sjellë energji të freskët në lagjet e saj më të vjetra

Ëndërroni gjithë kohës të mblidhni plaçkat e të shkoni në një vend të ri për të jetuar? Një qytet i vogël në Itali mund t’ju ndihmojë në realizimin e kësaj ëndrre.

Presicce, e cila ndodhet në rajonin e Pulias të gadishullit jugor të Italisë – në thembër të formës së çizmes së vendit – po ofron 30,000 € për këdo që do të blejë një shtëpi bosh të ndërtuar para vitit 1991, do të vendoset dhe do të jetojë atje.

Ashtu si shumë komunitete të përgjumura në të gjithë Italinë, Presicce po përballet me një tepricë të shtëpive të braktisura sepse njerëzit po largohen nga zona. Shtëpitë për blerje zakonisht kushtojnë rreth 25,000 euro, megjithëse mund të kërkojnë rinovime. Stimulimi prej 30,000 eurosh mund të shkojë drejt blerjes së një shtëpie, si dhe rregullimit të saj.

Ka shumë shtëpi bosh në qendrën historike të ndërtuara para vitit 1991, të cilat ne do të dëshironim t’i shihnim sërish të gjallë me banorë të rinj,” tha Alfredo Palese, një këshilltar lokal i qytetit. “Është për të ardhur keq të dëshmosh sesi lagjet tona të vjetra plot histori, arkitekturë dhe art të mrekullueshëm po zbrazen ngadalë.”

Tre vjet më parë, Presicce u bashkua me një komunitet aty pranë të quajtur Acquarica. Ky bashkim po sjell më shumë fonde publike në territor, prej nga vijnë paratë për projektin e rivitalizimit. Së bashku, zona Presicce-Acquarica është shtëpia e afërsisht 9,000 njerëzve, megjithëse shumë prej tyre jetojnë në pjesë më të reja të qytetit.

Përpjekjet për të ndihmuar në rindërtimin e popullsisë së rajonit nuk ndalen te banesat. Drejtuesit e qytetit po ofrojnë gjithashtu rreth 1000 euro për prindërit për çdo fëmijë të porsalindur që kanë.

Nëse stimujt financiarë nuk janë të mjaftueshëm për t’ju bindur, vendndodhja dhe peizazhi mund të ndihmojnë. Presicce daton në mesjetë dhe ndodhet në majë të një rrjeti dhomash nëntokësore ku fermerët përdornin mullinj guri për të shtypur ullinjtë për vajin e tyre. Mbi tokë, qyteti ka pallate piktoreske të stilit barok, sheshe kryesore, kisha, kolona kushtimi, oborre dhe rrugica dredha-dredha. Është gjithashtu shumë afër

Santa Maria di Leuca, një qytet bregdetar me plazhe të pacenuara dhe shpella intriguese.

Presicce nuk është e vetme në përpjekjet e saj për të sjellë banorë të rinj. Shumë komunitete të tjera të vogla kanë zënë gjithashtu titujt kryesorë për ofrimin e banesave të lira për të joshur banorët. Kjo praktikë daton të paktën në vitin 2008, kur kryetari i bashkisë së Salemi të Siçilisë ofroi shtëpi historike për vetëm 1 euro.

Popullariteti i konceptit është rritur vitet e fundit, veçanërisht gjatë pandemisë, kur më shumë njerëz filluan të punojnë nga distanca. Që nga vjeshta e kaluar, 34 qytete në Itali kishin hartuar programe të ngjashme nxitëse.

Qeveria italiane shpreson se ringjallja e disa prej qyteteve të saj të vogla mund të ndihmojë në rindërtimin e ekonomisë kombëtare.

Ne nuk duam që këto vende të bëjnë thjesht kartolina të bukura, por, nëpërmjet zhvillimit teknologjik, të jenë vende për të jetuar – vende që tërheqin banorët dhe nomadët digjitalë,” tha Lucia Borgonzoni, nënsekretarja e Italisë për trashëgiminë kulturore, aktivitetin dhe turizmin, vitin e kaluar.

Burimi: Smithsonian Magazine
Përktheu dhe përshtati: Mendimi.al
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here