Lajmet e fundit Rusi-Ukrainë: Moska kërcënon të ndërpresë furnizimin me gaz të Perëndimit përmes Nord Stream 1

Rusia ka kërcënuar se do të ndalojë furnizimin me gaz për Perëndimin përmes gazsjellësit Nord Stream 1.

Për herë të parë që nga pushtimi i Ukrainës, Moska të hënën sugjeroi se kishte “të drejtën e plotë” për të ndaluar furnizimet dhe paralajmëroi se çmimet e naftës mund të rriten në 300 dollarë për fuçi.

Alexander Novak, zëvendëskryeministri rus, tha se qeveria e tij kishte “të drejtën e plotë” për të “imponuar një embargo” në furnizimet me gaz. Ai tha se vendimi për të mbyllur Nord Stream 1 ende nuk është marrë dhe gazsjellësi aktualisht po funksionon “me kapacitet të plotë”.

“Në lidhje me akuzat e pabaza kundër Rusisë në lidhje me krizën energjetike në Evropë dhe vendosjen e një ndalimi të Nord Stream 2, ne kemi çdo të drejtë të marrim një vendim përkatës dhe të vendosim një embargo ndaj pompimit të gazit përmes gazsjellësit Nord Stream 1,” – tha Novak në një deklaratë të transmetuar në televizionin shtetëror.

Kjo erdhi pasi SHBA-të u përpoqën të rrisin presionin ndaj Vladimir Putin duke thënë se Perëndimi po konsideronte ndalimin e importeve të naftës ruse. Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta që nga viti 2008.

“Refuzimi i naftës ruse do të çojë në pasoja katastrofike për tregun global”, tha Novak.

Burimi: The Telegraph

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here