Lidhja mes personalitetit dhe parfumit? Zbuloje këtu.

Parfumi ka aftësi për t’u lidhur me emocionet tona më të thella.
Aroma nxjerr në pah personalitetin tonë. Nuk është rastësi që na pëlqejnë parfume specifike. Parfumi tregon për ne. Ja si të kuptoni më shumë rreth gruas duke nuhatur parfumin e saj.
Gruaja Romantike
Njihet mënjehere nga aroma e luleve delikate që bashkohet me aromën e pudrës. Një kokteil aromash që lënë në lëkurë një ndjesi përkëdhelie.
Gruaja Joshëse
Përdor aroma provokuese, nga ato që dallohen menjëherë kudo që të kalojë. Pëlqen aroma të forta lulesh si jasemine,përzierje lulesh orientale, erëza dhe vanilje.
Gruaja në Karrierë
Ndjek tendencat e kohës, kur zgjedh një parfum, dëshiron ta përshtasë me stilin minimalist. Pëlqen aromat e lehta të drurit të përziera me ato të luleve.
Gruaja Tradicionale
Aromat e luleve që zgjedh janë të sigurta, mund të jenë mimoza ose lulet e portokallit, lulet që kanë qenë gjithnjë pjesë e historisë së parfumeve femërore.
Gruaja Sportive
Ka nevojë për një sprucim freskie. Kërkon aroma të lehta agrumesh, nga ato që të lënë ndjesinë e hidratimit dhe aroma që frymezohen nga natyra.
Udhëtarja e Përherëshme
Kap gjithnjë atë që i bën përshtypje gjatë udhëtimeve, aroma të vecanta druri, lule ekzotike, erëza.
Etos Parfumeri propozon disa zgjidhje për secilin personalitet. /mendimi.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here